2010-04-04 16:37:43

Urimet në gjuhën shqipe të Papës e të Programi Shqip të R.V.


(04.04.2010 RV)RealAudioMP3 E filluam programin e sotëm me urimin e Benediktit XVI në gjuhën shqipe, gjatë Bekimit drejtuar Romës e botës;
për të bashkuar zërin tonë me zërin e Papës, në urimin për solemnitetin e Ringjalljes: “Urime!”.
Për shumë vjet! Nga mot gëzuar Pashkët!
Pashkë mahnitëse, Pashkët e Zotit, Pashkë! Pashkët e shenjta aguan për ne.
Pashkë! Ta përqafojmë me hare njëri-tjetrin. Sepse Pashkët i dhanë fund trishtimit! Krishti, duke dalë plot dritë nga varri, na mbush me gëzim e na fton:
Çojeni lajmin e madh në të katër anët e botës, të botës shqiptare e të botës së madhe:
Është dita e ringjalljes. Ta mbushim botën me rrezet e gëzimit të festës, të rrokemi me njëri-tjetrin, ta quajmë njeri-tjetrin ‘vëlla’ e ‘motër’.
Vëlla, atë që e duam; vëlla edhe atë, që na urren. T’i falim të gjithë, për hir të ringjalljes e të ngjitet deri në qiell brohoria e njëzëshme e festës:
“Krishti u ngjall prej së vdekurish, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen!
Të vdekurve ndër varre u dha përsëri jetë!Kjo është dita e bërë nga Zoti, të gëzohemi e të galdojmë në të!







All the contents on this site are copyrighted ©.