NGADHNJIJA E KRYQIT 1 Nji ditë nder dit atje n’qytet t’amshuem, Kur enč
ky ligjë t’randë mbarë dheut i vęte, Nji Galileas, peshkatár i shuem, Atje po
zęte. 2 As n’kambë koturn, as togë mbi shtat nuk kishte, As shpatë mizore nuk
i varej ijes; Por veç nji Kryq visari i tij t’tânë ishte, T’ tânë shęj’ i madhnijes. 3
Me atë Kryq në dorë atje m’atë ditë ai duli E n’sŷ t’Cezarit, t’ Rromës e t’rruzullimit Në
Vatikan ai Krygjen shęjte e nguli Shęj’n e Shelbimit. 4 Ehu ! kush kisht’ thânë
atë herë se n’t’endun t’motit Cezari e Rroma e rruzullimi unjí Do t’i a perkulshin
gjű’n korís s’Golgotit Me pervujtni ? 5 Kush kishte thânun se nji bimë zabelit N’vedi
do t’kishte njaq fuqí grumbllue, Sá shekllit t’ rręjshem fill e prej themelit Faqe
me i ndrrue?... 6 Po, rán n’dritë t’Kryqit idhujt e u rroposen, Augurt u zhduken,
tempujt edhe u rrxuen: Dodona, Delfi, fallet edhe u sosen Krejt u harruen. 7
T’ randat veriga u kputen t’robënís, Tirajt fashiten, doket edhe u dliren; Habitun
fiset t’tâna t’rrokullís, Kah Kryqi u priren. 8 E n’rreze t’Kryqit, m’t’ cillen
vetë Dashtnija N’mjet tokës e qiellit pezull ndęj per né, Ata me njohtun xűn
se ç’âsht vllaznija Permbi ketë dhé. 9 Shűjten e dhunshme shkrehi Kanibali, Robin
bujari e thirri vllá n’sy t’Lumit, E, zęmerdhimbshem, me dorë dhânse ndali Lott
e t’mjeruemit. 10 S’i dau mâ popujt gjuha, e tregu, a fisi, As s’i dán lume,
as male te madhnueshme, Por u njisuen per Kryq, si degë t’njaj lisi, Me Fé t’hyjnueshme. 11
Nen ligjë t’dashtnís filloi me gzue atë herë niri Njatë kohë lirijet prej kahmot
t’premtueme, T’cillen me e dhânun sheklli nuk ka hiri Veç Krygjes s’lume. 12
T’falem, o Krygjë, shpresa e rruzullimit, Qi kohen arit, prej Profetësh permendun E
kndue nder kanga, vetem ti njerzimit Nise m’i a endun. 13 T’ vertetë lirín,
po, nierit ti i a prűne, Popuj e fise me dashtní vllaznove, T’padijes terrin
n’shekull ti perzűne: Dhén qytetnove. 14 E ků janë rritë veç hijes s’ate burrat, Qi
do t’permenden per sá t’rrjedhe jeta, Të cillt kerkuen e gjeten t’dijes gurrat T’kjarta
e t’verteta? 15 N’per rreze t’ua Toma, po, e Augustini Fleten e mendes rrahen
nalt kah qiella, E punët, qi njeh n’Parrěz veç Kerubini, Na i zbluene t’kthiella. 16
Mjeshtrit i a mbajte doren nder punë t’mbara, E bukurí Ti para sysh na qite, Popull
a fis qi kurr n’ketë jetë perpara Njohtun si ki’te. 17 Ti t’shkretë mundqarit
i a bekove punen, E lot mbi dhé nuk lae me rá pa hiri; Travajët e thyeshme pse
shęjtnove e dhunen, Qi pson i miri. 18 Po, sod këndon robnesha nder travajë, Kahdo
qi âsht shtrî mbretnija e jote e lume, Ke e din ajo se edhe per fmij të sajë E
ka ‘i jetë t’gzume. 19 O Krygjë, o gurrë, kah rrjedhë per né gjith mshrira. Deh!
Shtrij krahët t’ú kahdo rreh dielli e hâna, E fise e popuj, sa permbledhë hapsira, Pershîj
të tâna. 20 Pse veç atje, kű kapë mbretnija e jote, Lirín e pagjen gzon n’ket
jetë njerzimi, Sundon dashtnija, shpresa s’âsht e kote: Gjindet shelbimi. Atë
Gjergj Fishta, “Ngadhnija e Kryqit”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot.
“Atë Gjergj Fishta”, 1941, fq 11-14.