2010-04-02 12:06:57

Imzot Vinçenc Prennushi: Shtatë fjalët e Krishtit


Shtatë fjalët e Krishtit
Kjani! A s’shifni si i Madhi, Bujari,
Zoti-njeri, i Biri i t’amshuemit,
Madhnue n’ vepra, qi kreu per t’libruemit
E gjithsave qi fshâjshin n’mjerim,
Rrahet, shahet, perbuzet prej t’mrapshtve,
Qi n’drű t’Krygjës kúr kan mârrë me e merthye,
Me mallkime m’tę deshten me shfrye,
Deri at her kúr e pane n’marim.
Vetë natyra, e kputun prej dhimet,
Lshon nji vigem e vajshem ankohet,
E ç’do zęmer prej mnderet pakohet
Per ket kob, qi dorë njerit vetë kreu.
Çka ká shpirti, qi mekshem â prekun?
Po pse ftyra e setcillit nesh teret?
Dridhet toka, lshon deti gjâmë mnderet,
Thue se dita mâ e mramja shpertheu.
Heu! qe çeta e disá t’patenzonve
Buk’rěs së qiellve vrugue i a ká ftyren,
Njat ftyrë shęjte kű s’paten si kqyren
Vetë t’pafajshemt, vetë Ęjtë e Tenzot.
Porsi kîji kuer çohet me u premun,
Aj, hyjnori, nuk din me u ankue;
S’flet, por pson pse ká ardhë me librue
Kę gjimote n’ket shekull me lot,
Mosni mâ, ju o mizorë, ju t’pazęmer,
E m’kallxoni si u bâ per dhuní
Njaj qi kupen e qiellve pat shtrî,
Njaj qi hire mí né t’gjith dikoi?
Njaj qi paket, n’Krygjë shęjte merthye,
Lidhi rrfét e pęngoi edhe detin,
Tu’ i vű megje e kufij me gisht t’vetin:
I urdhnoi dritës, edhč drita flakoi.
 
I. “Fali, o Atë, pse nuk dín shka jânë tuj bâ.”

Fali, fali pse t’mjerët s’jânë tuj dijtun
Se ç’ po kryeht mî mue. Atë, deh! fali;
T’drejtsís s’Ate ti rrfét edhč nali,
Qi mos t’shkrepin mî t’mprapshtin gjytet,
Dhimë, o i mshirshem, per kę âsht tuj shfrye
Mî trup t’emin, mnís s’ate s’i tutet;
Por per ta vetë yt Bír âsht kah t’lutet,
Pezmit t’and âsht Dashtnija ka’ i flet.

 
II. “Sot ké me kęnë me mue n’Parrěz!”

Ndritë prej Fejet, mî drű ku rrin pezull
I flet Krishtit me zęmer t’pendueme
Hajni i mirë, edhč thotë: Si? t’bashkueme
Pafajní edhč faj n’nji ndeshkim?
Ti, i pafaji, dhunisht kjé tradhtue,
Ti, i pafaji, n’krygjë mete merthye!
Po shka u bâne? Pse deshten me shfrye ?
Kje dashtnija; qe i vetmi gabim!
Kur t’jesh kapun nder rrethet e epra,
Kúr ti t’kapesh, o Zot, n’lumnín t’ande,
Me e kqyrë dhimshem ket zęmer deh! t’kande,
Bân qi t’gzojë njaq sa sot â’ kah t’don.
Pshtove, pshtove, i pergjegjet ktij Krishti,
Dit shelbimi per t’gjith kan ague;
Shi n’ditë t’sodit do t’vish ti me gzue
Bashkë me mue njat lumní qi s’maron!

 
III. “Grue, qe yt běr…. Qe nâna e jote.”

Derdhun ftyre, mete Zoja brî Krygje,
Veshë me t’zeza, sa thekshem pó kjate:
Nji heshtë zęmren asajë dysh i a date:
Po, ‘i heshtë zęmren vetë Zojës ia pershkoi.
Magdalena edhč Gjoni, pervajshem,
Ishin ndalë e po rrishin brî soje.
A ká nieri si gjęn kund fjalë goje
Me diftue shka ato zęmra i zhgjetoi?
Ngrî prej dhimet, ah! Nâna po rrite
Tuj kqyrë t’Vetmin n’Krygjë shęjte tu’ u mekun;
Syt s’i a date, ka’ e shifte tuj dekun
Per njat faj qi mî tę kurr s’randoi.
E kqyrë t’Birin… por paket e fiket;
E kqyrë t’Birin, por zęmra s’i a bán...
Me tę toka, me tę qiella kján:
Marë natyra me Zojen ankoi.
Teri lod’, i thotë Krishti, me t’amel,
Lęne vajin, mos kjáj mâ per mue,
Pse n’duer t’ua, o grue, jam tuj lshue
Nji pęng t’kandshem, qi zęmren fort m’gzoi.
N’ket dishepull, qi aq pata per zęmer,
Męrr gjith nierzt qi rrugës s’ęme do t’ngasin;
Sa herë kta Nânë mî tokë ty do t’thrrasin,
Njitjau doren, prej mkatit ti pshtoi.

 
IV. “Hy i em, Hy i em, pse m’ lshove doret?”

I madhnueshem, ti, o Atë, Hy i emi,
Birin t’and te hyjnueshmin si e lshove?
Barta njaq sa ti vetë deshte e m’çove,
Por kurr s’hoqa sa hjek n’ket largim.
Pse s’ m’ i ule Ti çetat e qiellve?
Pse m’rrin larg, gati t’ m’ ishesh idhnue?
Pse m’lae vetun, n’duer t’mrapshtve tuj m’lshue,
Qi s’kan t’ngîm e n’mue shfrejn me terbim?
 
V. “Kam et!”

Njaj qi token hijeshoi me blerime,
Vetë Krijuesi i gjithmarë rrozullimit,
Shkrumue gojet, tu’ u sjellë prej nierzimit,
Flet perdhimshem e thotë: Un kam et!
Fjala e amel mrrîn dér n’vesh t’mizorve;
Ujë e tamth atij i napin me pí,
Por aj etshem ish’ veç per dashtní;
Dote nierzt e ata shfrejshin m’tę prep.
Ká et Krishti per zęmra t’pendueme,
Ká et Krishti per zęmra t’pafaje :
E don t’gjitha n’gjak t’vetin t’i laje:
Per to etshem, sot jeten po e nep.
 
VI. “U Krye gjithshka…”

Qe, se u shlyene gjith fajet e bâme,
Pűna u krye e sot nieri u shperblye;
I mallkuemi ikë mnishem, pse thye,
E i kercnohet kuejt doret po i del.
Per t’lém mnijet sot nisi prap jeta;
Flîja e ré, Meshtarija e Zotit,
Feja shęjte n’ngallnim n’gjire t’motit;
Ligja e ré, qi dashtnín ka themel.
 
VII. “Atë, nder duer t’ua po e porosis Shpirtin T’Em”

U krye Flija e mî druen e bekueme,
Tuj ulë kryet i Fuqishmi po shifet,
Edhč gjâma mâ e mramja po i ndihet,
Gjâmë, qi qiellët edhč token pershkon.
Mrekull mshrire! Desht deken me e bartun
Per faj t’ t’bijve, per faj t’gjith nierzimit,
Aj, Hyjnori, Krijuesi i rruz’llimit,
Dekë e jetë qi n’dorë t’veten peshon:
O ju zęmra, qi Krishtin e doni,
Zhgrehnju n’váj, marë natyra t’ankoje:
Nji drű t’vrashtë Aj tuj pasun per shtroje,
N’ Mal t’ Kalvarit des Krishti, des n’Kryq.
T’ veshet bota me t’zí n’shęj trishtimi,
Perse Shęjti, t’na nepte né jeten,
Nuk pritoi me bâ flě gjith vetveten,
Merthye m’kryq Aj per vllazen t’vet diq.
Zot, qi u shkpute prej qiellve edhé erdhe
Me psue njaq sa kurrkushi s’do t’psote,
Na e njit doren n’ket tokë mjerimplote,
Bân qi kurr na mos t’bah’na per dnim.
E kůr dita t’két ardhë me lânë boten,
Fíll kah qiella Ti tuj na drejtue,
Bân qi s’bashkut na t’gjith t’vîmë me gzue
Lumnít t’ua, qi s’njofin marim.
 
Imzot Vinçenc Prennushi, ("Gjeth e Lule" – fq. 147-151)








All the contents on this site are copyrighted ©.