TË KRYQZUEMIT In fide vivo Filii Dei, qui dilexit Me et tradidit semetipsum
pro me. (Ad Gal. II. 20)
1 Qiella âsht muzë e shkimë âsht dielli; Dridhet
toka tue gjimue; Rruzullimit trandet shtielli; Gjâmen t’dekunt kanë vezhgue; Shkambîjt
tmera po i pershkon.
2 Tisi i tempullit âsht shkye, Rrebtë ka shekllin
trandë thellimi. A natyra âsht tu’ u shperthye E rroposet rruzullimi, Ase
Zoti diku pson.
3 Jo; pson Zoti! T’Izraelit Bijt e prujtun m’mal
t’Golgotit Mbi nji t’ashper drű zabelit Kryqzue paskanë t’Bir’n e Zotit: Krejt
e paskanë lá me gjak.
4. N’atë shemtim, n’atë mizorí Kqyrë i Ati
nalt prej qiellet; E, kah sheh atë kob të zi, Idhshem mnija xęn e i pshtiellet, Edhe
mshirës i vęn ai cak.
5 Rrebtë mbi shekull vrâ ka ftyren, Edhe kapë
rrufén njifillit Me turshî gjithmbarë natyren. Struken Engjutj hijes s’qiellit, Heshtë
natyra n’mjerim t’vet.
6 Hikni popuj, hikni fise! Hikni, po, jashta
ktij sheklli; Pse mbi t’eprat, m’t’ poshtrat vise, Prej ksi kobi, prej ksi mreklli, Mnin
e Zotit gjâ s’e pret.
7 Hikni vrap, po; kah kujtoni Se nji Zot, Krijuesi
i Empirit, Qi i fuqís e i s’ Drejtës âsht froni, S’do t’perligjë gjakun e t’Birit Qi
po derdhni me poshtnim?
8 Mnershem qiella, qe, u kercnohet; Per nen
kambë don me u hikë bota; Rruzullimi âsht kah zhgatrrohet; Janë kah shuhen stinë
e mota: S’bân, jo, Zoti kaq shemtim!
9 Veç nji fjalë i Biri t’flase, Veç
nji ankim t’a bâjë mbi jue, Se krijimi do t’humbase Se edhe jeta ka me u shue: Lesker
shekllit kund nuk jet.
10 E qe i Biri pre’ atij drűni M’ t’ cillin
ju mberthye e kini, M’ gozhda shtatin Aj e xűni, Edhe kryet kah qiella ngrini, Dishka
Atit per ju i flet:
11 “Fali, o Át, deh! Njerzt Ti fali! Pse shka
bâjn nuk jane tue dijtun:” Oh! Pse tash s’po trandet mali... Pse xęn dielli
prap me shndritun... Persč u kthiell si moskurraj....
12 Shka? a
vetë dashka i Biri i Zotit Mnín e vetë me zbutun, Ke, m’ drű pezull, m’shkam
t’Golgotit, Per anmiq âsht tuj u lutun Qi m’u a falë mâ t’randin faj?...
13
O dashtnija e Fjalës s’mishnueme Po a edhe m’kryq per bij’ t’ Adamit Fjalët
Ti i paske t’ambeltueme... E me i pruejtë Ti dashke damit… E me i pá me lumně
plot?
14 Ah! ktű. Popuj, ktű ju fise! Ktű, po, ktheni m’shesh t’Kalvarit! S’kęnka
droje, jo, n’kto vise, Kű vete Flija n’sŷ t’ Gjyqtarit Gjaksve t’vet u dalka
zot.
15 S’ paska kęnë, jô i vrashtë Rromaku, Qi per dekë gjikoi t’Amshuemin; E
Judeut as etja e gjakut Njitë s’e paska m’kryq te Lumin: Dashtunija Atę e kryqzoi!
16
Dashtunija me flakë t’ veta, Po, ato gozhda i paska prehun, M’t’cillat pezull
randon Jeta, Si Davidi ‘i herë pat shprehun, Nder vegime ka’ i skjyrtoi.
17
M’ faj t’ Adamit dheu perlye Velej Hy’it n’shatorre t’kthiella: Por, të randë
atë faj me shkmbye, Gjak nji Zoti lypte qiella, Gjak t’paçmuem, shka nierzt
nuk kan.
18 N’dashtuní ndezun per né, Qe atë herë Fjala e Perendís Bâhet
nieri e zdrypë mbi dhé; E p’r atë faj të rrokullís Flîje vehten Ajo e bân.
19
Sod njai gjak, qi u lyp prej t’Lumit Çmim perdlimit per rod t’nirit, Gurrë
prej varrvet rrjedhë t’amshuemit Gurrë mishriret edhe hirit Per gjith t’bijt
e mnís s’ Tynzot.
20 Sod, po, âsht shue mnija hyjnore, Edhe deka
âsht mujtë e mnershme; Preja ferrit dalë ka dore; Shtypun krejet hidra e hershme Kján
trathín e vet me lot.
21 Qiella e toka, bashkë pajtue, Nji besë t’ambel
vęn dashtnije; Qiella e toka pse vllaznue Janë n’per Gjak t’s’ hynueshmes Flije, Qi
per tokë mbi Kryq rekton.
22 Kohë e ré, po nisë m’u endun Rruzullimit
prej kso bote, Si profeta e pat permendun: Kohë mishriret, qeti-plote, Kű
dashtnija veç mbretnon.
23 Shue, prá, kjoftë kushdo bir deket Ngroftë
në zęmer mni mbas sodi; Dielli dheut, pse kahdo rreket Sot t’tânë popujt janë
nji rodi: Gjaku i t’ Lumit i vllaznoi.
24 O Ti Gjaku i Flîs s’hyjnueshme, Fise
e popuj qi vllaznove, Deh! ‘dhe n’dritë të jetës s’lumnueshme, Me çmim t’And
qi na fitove, Fise e popuj Ti bashkoi. Atë Gjergj Fishta OFM