Imzot Lucjan Avgustini: Fjalët eukaristike të Jezusit
Fjalët që Jezusi tha mbi Eukaristinë Permbledhje Jezusi e ka themeluar eukaristine ne Darken e Mbrame. Fjalet
e tija: Ky asht korpi im i flijuar per ju dhe ky asht gjaku im i derdhur per te gjithe,
tregojne thelbin, natyren dhe misterin e eukaristise. Autori ne kete artikull ‘zbret’
ne lashtesi – ne kohen e Jezusit – shtjellon keto fjale te mistershme te paraqitura
permes ungjijve sinoptik dhe ungjillit te Gjonit. I pajisur me literatur dhe
emra eminente nga ekgzegeza biblike (psh.Jeremias), ne artikull behet zberthimi i
fjaleve Korp apo Mish dhe Gjak. Çfare ka menduar Jezusi kur ka thene “korpi im i flijuar
per ju”? Ne çfare konteksti e ka thene kete fjali? Çfare nenkuptonin fjalet “gjaku
im i dherdhur per te gjithe”? Permes ketyre pyetjeve, zberthehen disa paqartesi fiologjike
dhe semantike te fjaleve te Jezusit me te cilat Ai e ka themeluar eukaristine. Edhe
pse Jezusi nuk ka thene fjalet e shendrrimit, siç i kemi ne sot ne mesharin romak,
ashtu fjal per fjal, por gjate redaktimit te ungjijve dhe krijimit te tekstve liturgjike
ato e kane marre nje forme me te kompletuar, megjithate autenticiteti i fjaleve te
themelimit te eukaristise eshte i padiskutueshem.
Hyrje
Problemi i autenticitetit te fjaleve qe i jane atribuar Krishtit nuk resht se shtruari
ne studimet egzegetike. Mes ketyre fjaleve disa prej tyre kane nje rendesi te madhe
ne kultin e krishtere: ato qe i perkasin Eukaristise. eshte e pashmangshme shtrimi
i pyetjes: A i ka shqiptuar realisht Jezusi fjalet qe perseriten ne çdo kremtim eukaristik?
Ne Darken e Fundit ka thene: “Ky eshte korpi im, i flijuar per ju” dhe “Ky eshte kelku
i gjakut tim, per beselidhjen e re e te amshuar, i derdhur per ju e per te gjithe
njerezit ne shperblim te mekateve”? eshte e qarte se Jezusi nuk i ka shqiptuar keto
fjale identike, fjale per fjale dhe ne menyre te sakte. Por, a mund te flitet
per barazvlefshmeri? . Duke analizuar dhe duke ballafaquar deshmite e Ungjijve dhe
te shen Palit eshte e mundur te percaktohen me siguri te mjaftueshme fjalet e perdorura
realisht prej Jezusit (ipsissima verba e ipsissima vox). Egzegeti protestant J. Jeremias,
qe i eshte kushtuar kesaj detyre, eshte perpjekur te percaktoje ato qe kane karakterizuar
themelimin e Eukaristise . Punimet e tij jane nje pike referimi shume e dobishme .
Fjalët e thënë
mbi bukë
Mishi im. Ne lidhje me fjalet e thena mbi buken, Jeremias
ka terhequr vemendjen mbi rendesine e deshmise se shen Gjonit. Kater tregimet e themelimit,
ne shen Palin dhe ne Sinoptiket, permbajne pohimin: “Ky eshte korpi (trupi) im”. Por
te Gjoni qe, duke komentuar mrekulline e shumimit te bukeve, shpall sofren eukaristike,
Jezusi deklaron: “Buka qe une do ta jap eshte mishi im per jeten e botes” (Gjn 6,
51) . Termi mish ndoshta eshte ai qe perdoret ne Darken e Fundit . Ne kohen
kur Gjoni shkruante, perdorimi liturgjik kishte marre shprehjen “Ky eshte korpi im”.
Nese na referon fjalen “mish”, do te thote se, megjithe kete perdorim, Gjoni ka dashur
te na thote termin e perdorur prej Jezusit. Gjetiu Krishti flet per mishin e per gjakun
, keshtu qe binomi mish-gjak ka sherbyer per te shprehur kuptimin e sofres eukaristike
. Ka shume mundesi pra qe Jezusi te kete thene: “Ky eshte mishi im” , shprehje semitike
qe eshte perkthyer ne greqisht: “Ky eshte korpi im” . Per te percaktuar fjalet
e thena mbi buke duhet te kemi parasysh edhe shtesen qe japin versionet e Palit e
te Lukes: “Ky eshte korpi im qe eshte per ju” (1 Kor 11, 24), “qe flijohet per ju”
(Lk 22, 19). Shprehja e perdorur te Gjoni “per jeten e botes” e perforcon kete. Paraleli
me fjalet e thena mbi veren duket se kerkon kete saktesim. Mishi, i bere i pranishem
ne Eukaristi, eshte i njejti i dhene si fli dhe me kete titull mishi i flijuar per
njerezimin jepet si ushqim. Sipas versionit te Lukes, Jezusi nuk thote “trupi qe ju
eshte dhene”, por trupi “qe flijohet per ju”; dhurimi qe ai pohon eshte ai i flijimit.
Formula e Gjonit eshte me e gjere: “per jeten e botes”, dhe duket se e tille eshte
ideja e Jezusit. eshte spostimi, ne terme greko-gjonase, i shprehjes “per te gjithe”,
e perdorur ne fjalet e thena mbi veren. Fjalet “per ju” duken nje specifikim i shtuar
ne funksion te njerezve te pranishem ne liturgjine eukaristike, nje perdorim konkret
per pjesemarresit. Sipas paralelit te gjakut me mishin, eshte me e mundshme qe Jezusi
te kete thene: “Ky (eshte) mishi im, (i flijuar) per te gjithe”, ose i dhene si fli
per njerezimin. “Ky mishi im” - Nuk mund te habitemi qe, fjale per fjale,
Jezusi te mund te kete thene: “Ky mishi im” pa perdorur foljen ‘eshte’, sepse ne aramaisht
kjo folje nuk perdorej per nje pohim te ketij lloji . Por mungesa e foljes nuk e pengon
aspak pohimin qe te trajtoje realitetin e mishit. Nje pohim i realitetit nuk varet
patjeter prej foljes ‘jam’, siç tregon, per shembull, shprehja shqipe: “Ja mishi im”.
Fuqia e pohimit nuk ka nevoje per perdorimin e nje foljeje; ajo del prej kontrastit
mes bukes se dukshme qe Jezusi u jep nxenesve dhe fjales qe thote. Kjo fjale eshte
mbi çdo konstatim te ndjeshem dhe i drejtohet fese. Duke thene: “Ky eshte mishi im”,
Jezusi nuk le asnje dyshim mbi natyren e ushqimit te dhuruar prej tij. Mund te
pyesim nese fjala e tij ka mundur te kuptohet lehte e te pranohet prej nxenesve. Por
duhet te kujtojme se Jezusi u kishte kerkuar atyre, shume kohe me pare, nje akt feje
ne mishin e Birit te njeriut qe duhej t’u jepej si ushqim. Premtimi i Eukaristise
i kishte tronditur thellesisht te Dymbedhjetet, duke bere te prapseshin shume degjues.
Atyre u ishte dashur ta kapercenin befasine me nje bashkim feje: e kishin pranuar
si fjale jete te amshuar shpalljen e sofres ne te cilen mishi i Birit te njeriut do
te jepej si ushqim dhe gjaku si pije (Krh Gjn 6, 68). Duket qarte se kjo shpallje
perjashtonte çdo interpretim thjesht simbolik te sofres eukaristike. Takimi me risine
tronditese te porosise qe permbahej ne te kishte provokuar largimin e shume nxenesve.
Por pergjigja e Pjetrit, ne emer te te Dymbedhjeteve, kishte shprehur nje fe qe e
pranonte kete premtim trondites. Fale kesaj pergatitjeje, ne Darken e Fundit apostujt
i kane pranuar me nje qendrim feje te kthjellet fjalet: “Ky (eshte) mishi im, (i flijuar)
per te gjithe”. “Mishi im per te gjithe” - Mund te ngurrojme mbi perdorimin
e pjesores “i flijuar”. Ne formulen e Palit pjesorja mungon, ndersa eshte e pranishme
ne ate te Lukes, edhe pse mbetet dyshimi se behet fjale per nje sqarim: “Ky (eshte)
mishi im per shume”. Pjesorja “flijuar” eshte nje sqarim jo i huaj per qellimin e
Jezusit por nuk e shpreh gjithe forcen e tij. Ai mund te bazohet ne deklaraten qe
ben Gjoni: “Buka qe une do ta jap eshte mishi per jeten e botes”. Megjithate, ne kete
deklarate, ajo qe jepet eshte buka, apo mishi i bere ushqim. Nuk thuhet se mishi eshte
dhene per jeten e botes; “mishi im per jeten e botes” implikon dhenien ne fli per
njerezimin; behet fjale per nje dhurate te nje natyre te veçante, qe nuk identifikohet
me dhuraten e mishit si ushqim. Edhe deklarata e Gjonit, pra, sugjeron qe Jezusi ka
thene: “Ky (eshte) mishi im per shume”. “Mishi im per jeten e botes” duket si i barazvlefshem
me shprehjen semitike “per shume”. “Per” eshte e mjaftueshme per te treguar dhurimin
si fli. Eshte e rendesishme te thellohet rendesia e sakte e termit “te gjithe”.
Ai nuk mund te merret ne kuptimin se vetem nje numer i madh, por jo te gjithe, marrin
dobine e flise. Aramaishtja, gjuhe e folur prej Jezusit, ashtu sikurse as hebraishtja,
nuk ka asnje term abstrakt per te thene “te gjithe”. Fjala “shume” perdoret per te
percaktuar teresine. Ne kuptim “te gjithe” Jezusi perdor fjalen “shume” per te shprehur
shtrirjen universale te misionit te tij shelbues: “Biri i njeriut nuk ka ardhur per
te qene sherbyer, por per te sherbyer dhe per te dhene jeten e vet si shperblim per
shume” (Mk 10, 45; Mt 20, 28). Shumica eshte sinonim i gjithe njerezimit . Ne fjalet
e thena mbi buke, sikurse edhe mbi vere, “per shume” do te thote pra “per te gjithe
njerezit”.
Vlera e termit "mish" Kerkimet
egzegetike, qe percaktojne se ka shume mundesi qe Jezusi te kete thene: “Ky (eshte)
mishi im”, ndihmojne per ta kuptuar me mire rendesine e pohimit. Trupi individual
- Termi “mish” ka avantazhin se thekson se behet fjale per trupin individual te Jezusit,
edhe pse dikush ka dashur t’i jape shprehjes “ky eshte trupi im” domethenien e nje
trupi kolektiv . Por Jezusi donte te pohonte pikerisht pranine e trupit te tij. Kete
trup ai e jep si fli dhe e jep si ushqim. Sigurisht, ky ushqim eshte i destinuar te
zhvilloje jeten e bashkesise, por ai qe behet i pranishem me fjalet e thena mbi buke
eshte trupi individual i Krishtit. Realiteti fizik - Edhe sfumatura te tjera
te perfshira ne perdorimin e termit semitik “mish” meritojne te theksohen. Fjala thekson
realitetin fizik te trupit. Sipas udhezimit te P. Dhorme : «Kur hebrenjte donin te
flisnin per trupin e gjalle, te atij qe Hyji kishte formuar ne kraharorin e nenes,
fjala qe perdornin ishte “mishi” (basar)». Pra, i tere trupi dhe jo vetem pjeset e
tij me te buta, quhet “mish”. Mund te verehet se ky realizem gjendet ne lidhje me
Eukaristine ne kengen Ave verum, me shprehjen “trupi i lindur prej Virgjeres Mari”,
qe eshte ne harmoni me percaktimin e specifikuar prej Dhorme-s. Trupi i gjalle
- Ne menyre me te veçante fjala “mish” (soma) mund te perdoret edhe per kufomen ,
“mishi” percakton trupin e animuar prej jetes. Duke perdorur fjalen “mish”, Jezusi
le te kuptohet se ai dhuron si ushqim nje mish qe ka jeten dhe e komunikon ate. Prej
ketij kendveshtrimi ai kishte pasur kujdes, me pare, te saktesonte natyren e kesaj
frytshmerie gjalleruese. Gjate shpalljes se Eukaristise, para mospranimit
te degjuesve, te tronditur prej perspektives se nje mishi tokesor te dhene si ushqim,
Jezusi kishte shpjeguar se mishi i Birit te njeriut, qe duhej te jepej si ushqim,
ishte ai i Birit te njeriut te ngjitur “aty ku ishte me pare”, apo ne gjendjen e tij
te lavdishme pas te Ngjiturit ne qiell. Ky mish do te jete i animuar prej jetes se
Shpirtit: “eshte Shpirti ai qe jep jeten” ( Krh Gjn 6, 62-63). Mishi ushqen vetem
per jeten shpirterore por, megjithese eshte bartes i Shpirtit, mbetet mish fizik.
Mishi eshte preludi i fatit perfundimtar te çdo mishi njerezor, premtim per jeten
qiellore. Prania personale - Jo me pak domethenese eshte prirja per te perdorur
termin “mish” per te percaktuar qenien e gjalle, personin. Mund te citohet si shembull
Psalmi 83 (84), 3: «Shpirti im shkrihet e meket per pallatet e Zotit. Zemra ime e
trupi im i brohoritin Hyjit te gjalle». Shprehja biblike “çdo mish” perdoret per çdo
krijese te gjalle apo vetem per njerezimin. Per shembull, per te thene se i gjithe
njerezimi ka hyre ne rrugen e mekatit: «Sjellja e çdo mishi (njeriu) permbi toke ishte
sjellje plot ligesi» (Zan 6, 12) . Duke thene fjalet: “Ky eshte mishi im”,
Jezusi mund te sugjeroje se, me mishin e vet, eshte personi i tij qe deshiron te dhurohet.
Shume me vone teologet do te pohojne se trupi dhe gjaku i Krishtit jane te pranishem
per virtyt te fjaleve te shugurimit dhe se, per virtyt te njekohshmerise apo lidhjes
se gjithçkaje qe i perket Krishtit te lavdishem, shpirti dhe hyjnia jane njesoj te
pranishem . Thjesht me perdorimin e termit “mish”, Jezusi e ka shprehur kete shtrirje
te pranise ne te gjithe personin e vet. I pranishem eshte mishi i tij ne kuptimin
fizik, por ne te eshte edhe prania e te gjithe vetes se tij. Jezusi e ka pohuar
ne menyre me specifike pranine e tij personale ne fjalimin ne te cilin thekson nevojen
per te ngrene mishin e per te pire gjakun e Birit te njeriut. Ai deklaron: «Une jam
buka e jetes» (Gjn 6, 35-48), «Une jam buka e gjalle, e zbritur prej qiellit» (Gjn
6, 51). Fuqia e «Une jam» eshte shprehje e identitetit te tij hyjnor, i jep dhurates
eukaristike nje vlere supreme. Nepermjet mishit Uni hyjnor i Krishtit behet buke e
njerezimit dhe i ushqen nxenesit e tij. I gjithe personi i tij kerkon te pranohet
ne tryezen eukaristike. Dobesia e mishit - Megjithese duke mbajtur ne vete
nje referim ne te gjithe individin, “mishi” e ve theksin ne ate qe ai ka te dobet.
Shprehjet biblike japin shembuj te shumte ne lidhje me kete: «Shpirti im nuk do te
qendroje perhere ne njeriun, sepse ai s’eshte tjeter, por mish» (Zan 6, 3). «I binte
ne mend se jane njerez (mish) te ligshte - avull qe shkon e nuk kthehet» (Ps 77 /78/,
39). «Çdo mish (trup) eshte si bari…» (Is 40, 6). «Çdo mish (gjallese) vjetrohet si
petku dhe porsi gjethi qe del ne peme te njome» (Sir 14, 18) . Pikerisht kjo dobesi
e mishit na lejon ta kuptojme largesine e kapercyer prej Fjales ne ardhjen e tij mes
nesh: «Fjala u be njeri (mish)…» (Gjn 1, 14). Biri i vetem, qe per amshim eshte «nje
natyre me Atin» (Gjn 1, 18), e ka marre kete gjendje mishnore ne te cilen zbulohet
brishtesia e ekzistences njerezore. Gjesti i misherimit eshte deshmia e nje dashurie
qe dhurohet ne pervujterine me absolute. Duke u bere mish, Biri eshte pervujteruar,
por e ka ngritur mishin ne nje nivel me te larte. Pasi thote se Fjala u be mish, Gjoni
pohon: «Dhe ne e pame lavdine e tij, lavdine e Birit te njelindur te Atit». Ungjilltari
e konsideron jeten e Fjales ne mish si nje shfaqje te lavdise: mishi ka zbuluar hyjnine
e Birit. Veç kesaj, mishi e ka lejuar Fjalen te banoje nder ne. eshte e vertete, termi
i perdorur per te thene «banoj» aludon ne tenden e endacakeve dhe pra eshte ne harmoni
me brishtesine e mishit. Por theksi vihet ne qellimin per te banuar nder ne: mishi
i Birit, i ngjashem me tonin, e ka vene ne qender te shoqerise njerezore. Ungjilltari,
qe na ka paraqitur Fjalen e bere mish, eshte edhe ai qe na ka referuar termin “mish”
ne lidhje me Eukaristine: a behet fjale per nje koinçidence te thjeshte? Sidoqofte,
mishi i marre prej Fjales ndriçon kuptimin e Eukaristise: ajo ngrihet ne nje dinjitet
me te larte, duke pohuar e zbuluar pranine hyjnore ne Eukaristi; veç kesaj, e lejon
Krishtin te banoje ne ata qe marrin pjese ne tryezen e themeluar prej tij dhe te veproje
si qener e lidhjes se zemrave ne njesine e dashurise se tij. Destinimi ne
fli - Se fundi, per karakteristiken e dobesise qe ka, “mishi” eshte i pershtatshem
ne menyre te veçante per te sugjeruar destinimin ne flijim. Ne ofertat rituale te
judaizmit flijohej mishi i kafsheve. Kur, sipas termeve te Gjonit, Jezusi shpall se
buka qe do te jape do te jete mishi i tij per jeten e botes, ai mendon per flijimin.
Meqenese behet fjale per buke, ky mish do te jepet si ushqim por nuk do te mund te
behet ushqim perveçse pasi te flijohet per njerezimin. Nuk mund te hahej mishi i flive
te kafsheve perveçse pas flijimit te tyre. Flija keshtu eshte thelbesisht e presupozuar
ne tryezen eukaristike. Mishi jepet si ushqim per te komunikuar jeten qe Jezusi merr
prej Atit (Krh Gjn 6, 57), nje komunikim qe mund te behet vetem nepermjet vdekjes.
Ne kete menyre duket edhe me e qarte se deri ne çfare pike dhurata e mishit si ushqim
shfaq dashurine: Krishti jo vetem e ka dashur kete dhurate por e ka dashur edhe si
fryt te flise supreme te jetes se tij. Dashuria qe zbulohet ne tryezen eukaristike
duhet te vleresohet sipas shkalles se skajshme qe ai arrin ne flijim.
Jo me pak e rendesishme eshte te kujtojme se flija e Krishtit konsumohet ne nje lavderim
qe shfaqet truperisht ne ngjallje e ne te ngjiturit ne qiell. Mishi i dhene si ushqim,
ne te vertete, eshte mishi i lavdishem i Birit te Hyjit te ngjallur e te ngjitur ne
qiell. Vetem me kete titull ai mund te jete burim i jetes hyjnore. Kjo shpjegon se
perse kremtimi eukaristik kryhet ne perkujtim, jo vetem te Mundimeve, por edhe te
Ngjalljes e te Te Ngjiturit ne qiell. Pasi pesoi poshterimin dhe zhveshjen e flise,
mishi i Krishtit u ngrit ne gjendjen qiellore qe e lejon te hyje ne mishin e njeriut
dhe ta ngreje ate ne gjendjen me te larte.
Fjalët e thënë mbi verë
Dy versionet - Per sa u perket fjaleve te thena mbi veren, percaktimi i formes se
tyre origjinale duhet bere nepermjet krahasimit te dy versioneve qe na jane perçuar,
nga njera ane ai i Markut dhe i Mateut, nga ana tjeter ai i Palit dhe i Lukes. Sipas
Markut (Mk 14, 24), Jezusi tha: «Ky eshte gjaku im, gjaku i Beselidhjes, qe derdhet
per te gjithe». Versioni i Mateut (Mt 26, 28) shton fjalet «ne shperblim te mekateve».
Shume i ndryshem eshte versioni i Palit: «Ky kelk eshte Beselidhja e re ne Gjakun
tim» (1 Kor 11, 25). Dhe teksti i Lukes shton «i derdhur per ju» (Lk 22, 20).
Secili version pastaj ka partizanet e vet mes egzegeteve, te cilet e mbajne njerin
ose tjetrin si origjinal. Na duket se studimi i hollesishem i bere nga Jeremias ne
lidhje me tregimet e ndryshme te themelimit te Eukaristise jep nje numer me te madh
elementesh te vlefshme vleresimi . Ne veçanti eshte mbreselenes tregimi i semitizmave:
teksti i Markut (Mk 14, 22-25) permban 23 dhe duket pra se eshte bere me heret; ndersa
ne ate te Palit shfaqen vetem disa. Eshte e rendesishme te pranojme se versioni
i Palit dhe i Lukes ka nje formulim shume kompleks. Siç thekson Jeremias, ai shpreh
te njejtin koncept me ate te Markut por mban shenjen e nje riperpunimi grekizues.
Ndersa pohimi: «Ky eshte gjaku im, gjaku i Beselidhjes», karakterizohet prej thjeshtesise
se tij te ndjeshme shprehese, qe fsheh nje pasuri te madhe domethenieje, fjalet: «Ky
kelk eshte Beselidhja e re ne Gjakun tim» duken rezultat i nje perpjekjeje shpjegimi
qe del me nje formule me te rende, me komplekse. Kjo formule ka dashur ta saktesoje
fjalen «ky» me «ky kelk», dhe «Beselidhje» me «Beslidhje e re». Duke e perkufizuar
kelkun si beselidhja e re, ai pohon ne menyre me komplekse pranine e gjakut: «ne gjakun
tim». Formula me semitike dhe me e thjeshte e Markut duket si me e hershmja.
Ne lidhje me kete eshte e rendesishme te kujtojme se thjeshtesia eshte nje cilesi
karakteristike e te folurit se Jezusit. Nga analiza e Ungjijve del se zakonisht Jezusi
e shpreh nje mendim te thelle ne terme te thjeshta. Kjo verifikohet edhe ne fjalet
e thena mbi buken e mbi veren: ato kane nje thjeshtesi e thellesi te madhe. Nje avantazh
tjeter i formules se Markut vjen prej simetrise se tij me formulen e thene mbi buken.
Shprehjes «ky eshte korpi im» i pergjigjet «ky eshte gjaku im». Megjithate eshte vene
ne dukje se kjo simetri eshte jo shume ne pershtatje me karakterin primitiv te formules:
eshte kerkuar t’i lihet prirjes se autoreve per paralelizem ne formulimin e fjaleve
te thena mbi buken e mbi veren. Jeremias citon kundershtimin dhe jep argumente per
ta kapercyer ate. Por mund te pyesim sidomos nese ky paralelizem imponohej
ne tryezen eukaristike sikurse Jezusi donte ta themelonte. Ai vete e ka theksuar ne
shpalljen e Eukaristise: «Pernjemend, pernjemend po ju them: nese nuk e hani korpin
e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete. Kush ushqehet
me korpin tim dhe pi gjakun tim ka jeten e pasosur» (Gjn 6, 53-54). Simetria nuk vjen
prej nje perpunimi redaksional por prej veprimeve paralele te te ngrenit e te te pirit,
qe perbejne sofren; trupi jepet si ushqim dhe gjaku si pije. Formulat qe shpallin
kete dhurate te dyfishte jane normalisht simetrike dhe thjeshtesia qe i karakterizon
fjalet e Jezusit ve ne dukje kete simetri. Pohimi i pare: «Ky eshte korpi
im» sjell me vete te dytin: «Ky eshte gjaku im». Gjaku i derdhur per shume - Simetria
eshte aq me e shpjegueshme sa me e ngushte eshte lidhja qe e bashkon mishin me gjakun.
Ne nje tekst te vonshem biblik ishte i pranishem asocimi i mishit dhe i gjakut per
te shprehur dobesine njerezore: «porsi gjethi qe del ne peme te njome, njeri del e
tjetri bie: keshtu edhe breznite mishit e gjakut, njera mbaron e tjetra lind» . Jezusi
e njeh kete asocim, pasi e perdor per te perjashtuar mundesine se pohimi i Pjetrit
vjen prej mishit e prej gjakut (Mt 16, 17). Dobesia e perbashket e mishit
dhe e gjakut eshte pershtatur per destinimin e perbashket te flijimit. Ka nje paralele
mes «mishi (korpi) im per shume» dhe «gjaku im per shume». Ne Sinoptiket gjaku quhet
«i derdhur» per shume. Ne tekstin e Lukes, qe eshte i vetmi qe citon pjesoren «flijuar»
ne fjalet mbi buke, pjesorja «derdhur» i eshte shtuar shprehimisht formules me te
shkurter te riprodhuar te Pali, me çmimin e nje harmonie te veshtire gramatikale .
Jeremias sheh aty nje semitizem, duke vene ne dukje se «ne aramaisht pjesorja shpesh
perdoret per nje ngjarje te pritur ne te ardhmen e afert» dhe qe teksti duhet te jete
perkthyer: «(gjaku im) qe (pas pak) do te derdhet» . Pra, nuk do te thote se gjaku
do te derdhej gjate Darkes, por i referohet gjakut te derdhur ne kryq. Megjithate,
edhe ketu mund te shtrohet problemi i autenticitetit origjinal te pjesores «derdhur».
Ndoshta Jezusi ka thene thjesht «per shume», per te nenkuptuar se behej fjale per
gjakun e derdhur per njerezimin. Rregulla e thjeshtesise e perdorur prej tij do te
na bente te supozonim se Jezusi i ka qendruar kesaj formule te shkurter. Ne
versionin e Mateut gjendet nje saktesim plotesues: «ne shperblim te mekateve». eshte
nje shtese ne formulen e Markut . Ajo kerkon te shpjegoje kuptimin e flise shperblyese
sipas parimit te doktrines judaike, qe i lidhte derdhjen e gjakut dhe shlyerjen e
mekateve, siç tregon Heb 9, 22: «pa derdhje gjaku nuk ka falje». Shtesa e ve theksin
mbi frytshmerine shperblyese te gjakut te derdhur. Kjo frytshmeri eshte reale dhe
mbahej parasysh prej Krishtit. Nga ana tjeter, shtesa sugjeron se flija eshte dhuruar
thjeshte per shperblimin e mekateve, pasi eshte i vetmi objektiv i cituar. Ne te vertete,
efekti i flijimit eshte me i gjere. Dhurimi i gjakut ka per qellim t’i siguroje
njerezimit nje jete te re dhe, ne te njejten kohe, pastrimin. Duke u paraqitur si
bariu i mire qe jep jeten e vet per delet e veta, Jezusi deklaron: «Une erdha qe (delet)
ta kene jeten dhe ta kene me begati» (Gjn 10, 10). Jezusi, duke thene: «Ky eshte gjaku
im per shume», nuk mendon vetem per plotesimin e profetizimit te Sherbetorit, qe,
me vuajtjet e tij, duhej «te shfajesonte» njerezit (Krh Is 53, 11), ose t’i jepte
pastertine e shenjterine botes mekatare; gjaku i tij eshte derdhur per t’i komunikuar
njerezimit jeten hyjnore. Ne kete kuptim redaktimi merr nje gjeresi qe
e kapercen se tepermi shlyerjen e mekateve. Edhe kjo shlyerje eshte nje objektiv i
konsiderueshem dhe nje fitore thelbesore. Por ben pjese ne nje shnderrim dhe ne nje
lartesim shume me rrenjesore te fatit njerezor. Me ane te jetes se re te fituar me
fline e kryqit, Krishti komunikon ne Eukaristi jeten e amshuar, ate jete qe ai u premton
atyre qe hane mishin e tij dhe pine gjakun e tij (krh. Gjn 6, 54). «Gjaku
im, i beselidhjes» - Nje element i rendesishem i fjaleve te thena mbi veren eshte
permendja e beselidhjes: «Ky (eshte) gjaku im, i beselidhjes». Formula ka nje çudi
gramatikore, sepse vete termi «gjak» merr dy emertime te mepasshme: fjale per fjale,
ne greqisht, «gjaku i imi i beselidhjes». Perkthimet mundohen ta rregullojne kete
veshtiresi duke perseritur fjalen «gjak»: «gjaku im, gjaku i beselidhjes». Duhet te
pyesim nese ne aramaisht ky ndertim gramatikor eshte i mundshem; Jeremias, qe fillimisht
e kishte mohuar, me pas ka ndryshuar mendim duke thene se asnje kundershtim gjuhesor
nuk mund t’i behet origjinalitetit te shprehjes . Jezusi i merr termet e perdorura
prej Moisiut ne momentin e berjes se beselidhjes: «Ky eshte gjaku i beselidhjes…»
(Dal 24, 8). Por permend edhe angazhimin e vet: «Ky eshte gjaku im, i beselidhjes».
Ai tregon se si e kryen ate qe ishte shpallur ne beselidhjen judaike por ne nje menyre
krejt te re, qe nuk ishte parapare. Duke folur per gjakun e vet si gjak te
beselidhjes, Jezusi sugjeron identitetin e vet personal me vete beselidhjen. Termet
greke: «gjaku i im i beselidhjes» bejne qe te duket ky identitet: ne «i imi» qe thote
Jezusi personifikohet beselidhja. Ne te nenkuptohet nje pohim i pasur me domethenie.
Krishti, duke qene Hyj dhe njeri, eshte i afte te mbaje ne vete beselidhjen mes Hyjit
dhe njerezimit; megjithate, misteri i Misherimit nuk mjafton, sepse vetem nepermjet
derdhjes se gjakut kryhet beselidhja e vertete qe e pajton njerezimin me Hyjin.
Versionet e Palit dhe te Lukes sjellin shprehjen «beselidhja e re». Ato jane me pak
te hershme se ato te Markut e te Mateut, qe flasin thjesht per «beselidhje». Kuptohet
perse te krishteret kane dashur ta saktesojne beselidhjen «e re», per ta dalluar nga
beselidhja judaike e per te treguar ne te njejten kohe plotesimin e «beselidhjes se
re» te shpallur nga Jeremia (31, 31). Duke folur me thjeshte per gjakun e vet si gjak
i beselidhjes, Jezusi identifikohet me beselidhjen e vetme te vertete. Ai le te kuptohet
se ka nje beselidhje te vetme, ajo qe vendoset me gjakun e vet. Beselidhjet
e pershkruara ne Bibel jane vetem «figura», shpallje te beselidhjes se ardhshme qe
duhej te realizohej ne kohet mesianike. Asnjera prej tyre, e vetme, nuk mund te siguroje
pajtimin mes popullit judaik e Hyjit: vetem Krishti ben pajtimin e njerezimit mekatar. Me
realizimin e beselidhjes nepermjet personit te vet, Jezusi i dhuron nje vlere perfundimtare
e te plote. Nepermjet njerezimit te tij gjen vend prane atit dhe bashkohet me Te.
Vetem duke konsideruar njepasnjeshmerine e ngjarjeve te historise, beselidhja qe vendoset
ne Krishtin vendoset si beselidhje e re pas asaj te vjetres. Por Jezusi vendoset nga
nje kendveshtrim me i larte, duke e zoteruar historine dhe duke e interpretuar ate:
e gjithe beselidhja kryhet realisht dhe konsumohet ne te. «Sherbetori» i librit
te Isaise ishte «vendosur si beselidhje e popullit» (42, 6; 49, 8). Jezusi eshte thjesht
beselidhja, jo vetem beselidhje e popullit por beselidhje e njerezimit, dhe beselidhje
e Hyjit dhe e njerezimit. Ne Te realizohet teresia e beselidhjes, e nje beselidhjeje
te gjithmbarshme. Ajo eshte e destinuar te depertoje me thellesisht ne jeten e njerezimit
nepermjet Eukaristise.
Perfundim: fjalet e hershme dhe fjalet
aktuale
Kerkimi i fjaleve te thena prej Jezusit gjate Darkes se
Fundit mbi buken dhe mbi veren lejon te konstatohet se fjalet e perdorura aktualisht
ne kremtimin eukaristik riprodhojne kuptimin e formulave origjinale. Ka mundesi qe
Jezusi te kete thene: «Ky mishi im per shume», «Ky gjaku im, i beselidhjes, per shume».
Qe prej fillimeve te Kishes keto fjale kaq te thjeshta, te thena ne aramaisht , jane
perkthyer ne greqisht, dhe ne perkthimet eshte futur nje fare ndryshimi formulimi,
me terme qe synonin te saktesonin apo shpjegonin formulat origjinale, shume lakonike.
Formula aktuale: «Ky eshte korpi im, i flijuar per ju», nuk ben tjeter veç shpreh,
ne menyre te sakte, kuptimin e fjaleve: «Ky mishi im per shume», sepse me to Jezusi
e paraqiste mishin e vet te dhene si fli per njerezimin. «Per ju» eshte nje aplikim
i veçante i fjaleve «per shume», qe do te thote «per te gjithe». Formula e thene mbi
veren tregon nje perpjekje me te madhe per sqarim. Ajo permend kelkun,
ndersa Jezusi nuk kishte nevoje ta permendte; ai e tregonte ate duke folur per gjakun
e vet. Percaktimi i shprehur i kelkut e merr gjithe vleren e vet per faktin se kelku
i trete i te ngrenit te Pashkeve, kelku i bekimit, ishte i vetem dhe kalonte nga njeri
person te tjetri; ai pra shfaqej si simbol i njesise. Beselidhja quhet e
re dhe e amshuar. Duke u identifikuar me beselidhjen, Jezusi e konceptonte ate si
beselidhje te vetme. Ajo ishte e re, per risine qe kishte personi i tij, dhe ishte
e amshuar, per virtyt te amshimit te personit te tij qe i komunikohej vepres se tij.
Shperblimi i mekateve eshte nje aspekt i rendesishem i kesaj beselidhjeje. Keto fjale
theksojne fitoren qe sjell çdo kremtim eukaristik mbi te keqen qe e mundon boten.
Fjalet «per ju dhe per te gjithe njerezit» rimarrin shtrirjen e gjithmbarshme qe gjendet
ne fjalen «shume», te thene prej Jezusit, dhe aplikimin ne asamble. Formulat
aktuale, megjithese ne vertetesine e autenticitetin e tyre, nuk e japin gjithe rendesine
e fjaleve te thena prej Jezusit. Fjala «korp» ka nevoje te pasurohet me implikimet
e lidhura me termin «mish». Shprehja «i flijuar si fli per ju» nuk mund te na beje
te harrojme se flija behet «per shume», domethene per njerezimin. Ne thjeshtesine
e tyre, fjalet e thena prej Jezusit shpallin nje mister qe shkon gjithmone pertej
perkthimeve e interpretieve qe perpiqemi t’u japim atyre. Por fjalet aktuale i pergjigjen
asaj qe ka thene dhe asaj qe ka dashur te thote Ai qe ka themeluar Eukaristine. Imzot
Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës