2010-03-31 18:06:02

Konferenca e OKB-së për Haitin


(31.03.2010 RV)Filloi sot në Pallatin e Qelqit në Nju Jork, në nivel ministrash, Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për Haitin. Bashkimi Evropian propozon një plan dy vjeçar për fazën e parë të rindërtimit të vendit, shkatërruar nga tërmeti, ndërsa më pas një fazë tjetër afatgjatë prej dhjetë vjetësh, për ndërhyrje më të mëdha. Llogaritet që në dy vjetët e para nevojiten 3,8 miliard dollarë. Evropa ka parashikuar një investim prej 1,2 miliard euro. Në konferencë, përveç Bashkimit Evropian, marrin pjesë Brazili, Kanadaja, Franca dhe Spanja.







All the contents on this site are copyrighted ©.