2010-03-31 18:03:58

Atentat tjetër kamikaze në Kaukaz: së paku 12, viktimat


(31.03.2010 RV)Jo më larg se 48 orë nga atentatet në metropolitanën e Moskës, terrorizmi kaukazian godet sërish Rusinë. Teatër dhune, kësaj radhe, është qyteti i Kizliarit në Dagestan. Dy kamikaze shpërthyen edhe këtu në qendrën e qytetit, madje i dyti nën hundën e policisë. Numri i viktimave është 12, ndër të cilët edhe policë. 18 persona të shërbimit të sigurimit janë plagosur. Kryeministri rus, Vladimir Putin deklaroi se regjia e këtyre atentateve është e njëjtë. Ndërkaq, dje, në të gjithë Rusinë, u mbajt zi për të vrarët moskovitë. Autoritetet e konsiderojnë çështje nderi kapjen dhe dënimin e përgjegjësve.







All the contents on this site are copyrighted ©.