2010-03-30 15:30:39

SHBA: Çmimi “Oskar Romero” për të drejtat njerëzore i jepet Shërbimit për emigracionin të ipeshkvijve amerikanë.


(30.03.2010 RV)Universiteti amerikan i Dejtonit në Ohajo i dha çmimin “Kryeipeshkvi Oskar Romero për të drejtat njerëzore” Shërbimit për emigracionin dhe refugjatëve të ipeshkvijve amerikanë gjatë një ceremonie zhvilluar në kishëzën e universitetit. Çmimi, i cili është krijuar si i tillë në vitin 2000 në nderim të ministerit dhe sakrificës së ipeshkvit salvadoren Romero, i jepet individëve ose institucioneve që janë shquar në promovimin dhe dinjitetin e çdo krijese njerëzore dhe në lehtësimin e vuajtjeve të njerëzimit në emër të humanizmit të krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.