2010-03-30 17:45:23

Komisari i Zgjerimit të BE Fule: Bllokimi i politikës në Shqipëri rrezikon futjen e vendit në BE.


(30.03.2010 RV)“Bllokimi i situatës politike në Shqipëri rrezikon seriozish futjen e vendit në Bashkimin Evropian”. Kështu deklaroi për mjetet shqiptare të informacionit Komisari Evropian për Zgjerimin Stefan Fule, i cili porsa përfundoi një vizitë në Tiranë. Ndërmjet të tjerave Fule shprehu shqetësim për mungesën e dialogut në parlament dhe stabilitetin që kanë institucionet demokratike në vend. “Mesazhi që i dhashë Tiranës është shumë i qartë” shtoi funksionar i lartë evropian Fule që nënvizoi se i ka kërkuar shqiptarëve të respektojnë parametrat dhe kriteret e Kopenhagenit vendosur në 1993.







All the contents on this site are copyrighted ©.