2010-03-30 16:09:13

Kanada: vendet e G8-s këshillohen për Iranin e luftën kundër terrorizmit


(30.3.2010 RV)Vendet e G8-s do të kërkojnë prej vendeve të tjera hapa më konkretë ndaj programit bërthamor iranian. Kështu, thuhet në dokumentin e ministrave të jashtëm të Shtatë Vendeve më të industrializuara të botës dhe Rusisë, të cilët u takuan në Otava të Kanadasë.
Në këtë dokument theksohet edhe gatishmëria për dialog me Iranin, i cili dyshohet se fshehurazi po përgatitet për prodhimin e bombave bërthamore. Shtetet e G8-tës kërkojnë që edhe Kina të ndërmarrë hapa më të ashpër kundër Iranit. Tema të tjera në Otava janë lufta kundër terrorizmit dhe zhvillimet në Afganistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.