2010-03-30 15:03:22

Amnesty International: raporti 2009 bie numri i ekzekutimeve me vdekje në botë


(30.3.2010 RV)Në vitin 2009 në mbarë botën janë ekzekutuar së paku 714 dënime me vdekje në 18 Vende e janë dënuar me vdekje së paku 2.001 person në 56 Vende. E duhet shtuar se janë ende shumë ekzekutimet për të cilat nuk ka lajme, sidomos në Kinë. Kjo, me pak fjalë, pohohet në raportin 2009 mbi dënimin me vdekje që shpalli sot organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International.
Sipas Amnesty International të dhënat flasin për një ulje, por kjo nuk duhet të bëjë të bie vëmendja e luftimi i kësaj plage, që godet edhe Vendet që janë në zona demokratike
Në raportin 2001 Organizata Amnesty International pohon se në Evropë, nuk ka pasur asnjë ekzekutim të dënimit me vdekje. Rusia dhe Ukraina nuk e kanë ekzekutuar askënd për më tepër se një dekadë, ndërsa Bellorusia, Kazakistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani, kanë ekzekutuar gjithsej 130 njerëz, gjatë 10 viteve të fundit. Por, Bellorusia prej vitit 2006, ishte i vetmi vend evropian, që ka bërë ekzekutime të dënimit me vdekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.