2010-03-26 16:30:10

Patriku serb takohet me përfaqësuesin e BE-së për trashëgiminë kulturore e fetare të serbo-ortodoksëve në Kosovë


(26.03.2010 RV)Dje ishte për vizitë në Serbi përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për çështjet, që lidhen me trashëgiminë fetare e kulturore të Kishës ortodokse serbe në Kosovë, Dimitris Moshopulos. Ai u takua në Beograd, me Patrikun serb Irinej, të cilit i tregoi për hapat e bëra në drejtim të sigurisë e të ruajtjes së kësaj trashëgimie. Kreu i Kishës Ortodokse Serbe e informoi eksponentin evropian se Sinodi i Kishës ka emëruar peshkopin e Lipjanit, Teodosije si përfaqësues në bisedimet me autoritetet kosovare.








All the contents on this site are copyrighted ©.