2010-03-26 16:36:47

Earth Hour: nesër mbrëma, një orë pa drita për të ndihmuar planetin


(26.03.2010 RV)Të fiken dritat për një orë, të shtunën nga 20.30 deri më 21.30, në të gjithë botën. Këtë propozon fushata “Earth Hour” (Ora e Tokës) e Fondit Botëror për Natyrën (WWF), me mbështetjen e OKB-së. Duke fikur dritat për një orë, personat do të tregojnë impenjimin e tyre në luftën kundër ndryshimeve të klimës, që shkaktohen nga aktiviteti i njeriut. Në vitin 2009, në këtë iniciativë, morën pjesë miliona vetë në 4.088 qytete në 88 vende të botës. Në Shqipëri, ky është viti i dytë që kjo fushatë mbështetet nga ANEP-i, Shoqata për Politika të reja të Mjedisit, megjithëse ndokush mund të komentojë se Ora e Tokës vazhdon gjatë gjithë vitit në atdheun e shqipeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.