2010-03-24 18:51:34

Enriko Medi: "Himn për krijesën"


(24.03.2010) “Oh, ju, galaktika misterioze,1
Ju shoh, ju peshoj,
Ju kuptoj, ju studioj,
Ju zbuloj.
Depërtoj në fshehtësitë tuaja
E ju kundroj.
Nga ju marr dritën,
E e bëj shkencë.
Marr moton, e e bëj dije.
Marr vezullimin e ngjyrave
E e bëj poezi.
Unë ju marr, ju, o yje
Në duart e mia;
E duke u dridhur
Në palcë të qenies sime,
Mbi veten tuaj ju lartoj,
E, në lutje, ju mbart
Deri ku rri Krijuesi,
Të cilin, ju, o yje
veç përmes meje,
mund ta adhuroni!

1 Enriko Medi, fizikan i shquar italian ( 1911- 1974). Ky Himn, i cituar sot nga Papa në audiencën e përgjithshme, u mor nga ‘Veprat’ e shkencëtarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.