2010-03-24 17:28:17

Dita Botërore kundër Tuberkulozit: gati dy milion të vdekur në vit


(24.03.2010 RV)Më 24 mars 1882, mjeku Robert Koh zbuloi bacilin e tuberkulozit. Për të kujtuar këtë çast të rëndësishëm për njerëzimin, çdo 24 mars kremtohet Dita Botërore kundër Tuberkulozit. Çdo vit, kjo sëmundje shkakton 2 milion vdekje në të gjithë planetin. Sipas vlerësimeve të OKB-së, në vitin 2008 janë infektuar 9,4 milion vetë me një sëmundje, që mund të kurohet fare mirë me ilaçet në dispozicion. Organizata Botërore e Shëndetësisë sinjalizon se diagnostikimi i tuberkulozit është bërë më i vështirë, prandaj kurimi i sëmundjes nuk bëhet në fazën e saj të parë, më të lehtë. Ilaçet duhen marrë për gjashtë muaj dhe vaksina shpesh nuk jep rezultat, prandaj mjekët po kërkojnë ilaçe e vaksina të reja, por edhe strategji ndërkombëtare, që të çojnë kurat më pranë të varfërve e njerëzve nevojtarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.