(23.03.2010 RV)Libri studimor “Dosja e Diktaturës” shkuar nga ish-deputeti
Pjetër Pepa u botua edhe një herë pas pesëmbëdhjetë vjetësh. Të shtunën që kaloi libri
u paraqit në Tiranë, në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Autori
e ka pasuruar atë me materiale dhe dokumente të vlefshme që nuk ishin përfshirë në
botimin e parë e që vijnë kryesisht nga arkivat e ndryshme të shtetit shqiptar. Sillen
në të fakte tronditëse të historisë shqiptare në periudhën e diktaturës komuniste.
Lexuesi nëpërmjet kësaj vepre njihet me ngjarje që janë sa të lavdishme për ata që
u përshkuan nëpër to, po aq të turpshme për persekutuesit që me gjyqe të kurdisura
e me akuza të rreme dënuan me qindra e qindra shqiptarë të pafajshëm, intelektualë
e njerëz të thjeshtë. Vlet të përmendet fakti se në këtë libër, vëmendje të veçantë
i është kushtuar persekutimit dhe salvimit të Kishës Katolike Shqiptare. “Ky ribotim
bën që vëmendja e lexuesit t’i drejtohet edhe një herë zbardhjes, studimit dhe dënimit
të krimeve të komunizmit” u shpreh gjatë ceremonisë së promovimit të librit studjuesi
Uran Butka.