2010-03-23 17:37:29

Takimi i nivelit të lartë SHBA-Izrael. Netanijahu sfidon amerikanët.


(23.03.2010 RV)Vetëm pak orë para se të takohej me presidentin amerikan Barak Obama, në program për sot, kryeministri izraelit Netanijahu vazhdoi të sfidojë administratën amerikane në lidhje me ndërtimin e 1600 banesave të reja në Jeruzalemin lindor. Duke folur me gazetarët Netanijahu tha se ndërtimet në këtë zonë të Jeruzalemit nuk mund të quhen ngulime të reja. “Populli izraelit e ndërtoi Jeruzalemin para tri mijë vjetëve dhe vazhdon ta ndërtojë ende sot. Jeruzalemi nuk është një ngulim i ri, është kryeqyteti ynë.” nënvizoi mes tjerash kryeministri izraelit Netanijahu. Siç dihet fushata e re e ndërtimeve në Jeruzalemin lindor e ka shqetësuar seriozisht administratën Obama e cila ka kohë që përpiqet për rifillimin e bisedimeve ndërmjet izraelitëve edhe palestinezëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.