2010-03-23 17:37:06

Google shpërngul serverin nga Kina në Hong-Kong.


(23.03.2010 RV)Fillimisht Kina reagoi me tone shumë të ashpra për shpërnguljen e Google-it dje nga Kina në Hong-Kong, vendim ky që shoqëria amerikane e mori pas më shumë se dy muaj bisedimesh të pafrytshme me palën kineze që nuk respekton lirinë e shtypit dhe të informacionit. Pak pas lajmit se Google u shpëngul në Hong-Kong, një funksionar i shtetit kinez akuzoi shoqërinë amerikane se “nuk i ka respektuar zotimet e marra në vitin 2006”. Por, më vonë pala kineze u përpoq t’i zbusë tonet duke thënë se rasti i Google-it është një rast i izoluar. Polemika në fjalë vetëm sa e ashpërson edhe më tepër gjendjen e acaruar ndërmjet SHBA dhe Kinës, të cilat kohët e fundit nuk po bien dakord mbi një varg çështjesh si Tajvani, Tibeti e deri tek tregu i lirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.