2010-03-22 17:14:57

OKB-ja Izraelit: “Stop bllokimit të Territoreve”. Nesër, Natanijahu në Uashington


(22.03.2010 RV)Gjendje e papranueshme: kështu e përkufizoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun situatën në Gazë, pas vizitës së djeshme në vend. Ai i kërkoi Izraelit të ndalë bllokimin e Territoreve Palestineze. Nesër, kryeministri izraelit Netanijahu do të takohet në Uashington me presidentin amerikan Barak Obama, ndërsa sot, Sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, në fjalimin e mbajtur para Komitetit për Punët Publike Izraelito-Amerikane (lobi pro-Izraelit në SHBA), theksoi se Tel Avivi duhet të marrë vendime të vështira, por të nevojshme për arritjen e paqes me palestinezët.







All the contents on this site are copyrighted ©.