2010-03-22 17:14:47

Evropa drejt një marrëveshjeje për Greqinë


(22.03.2010 RV)Evropa duhet të vendosë kësaj jave, e saktësisht të enjten, në mbledhjen e krerëve të shteteve e të qeverive, nëse do t’i japë ndihma Greqisë për të kapërcyer krizën e rëndë ekonomike. Sot, kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se do të marrë parasysh mundësinë e një ndihme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në rast se krijohet gjendje emergjence, por të enjten nuk parashikohet ndonjë diskutim mbi ndihmat e Bashkimit Evropian për Athinën.
Mendon ndryshe presidenti i Komisionit Evropian, Barroso, i cili po punon për arritjen e konsensusit mbi nevojën e caktimit të një mjeti për ndërhyrjen evropiane në vendet anëtare, kur kjo është e domosdoshme, si në rastin e Greqisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.