2010-03-19 17:36:26

Në Slloveni, Konferenca për Ballkanin Perëndimor


(19.03.2010 RV)Nesër në Brdo të Sllovenisë do të mbahet konferenca mbi Ballkanin Perëndimor, ku do të diskutohet për të ardhmen evropiane të zonës. Që tani, ajo është përfshirë nga polemikat, pasi Serbia ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, nëse Kosova paraqitet si vend i pavarur. Analistët theksojnë se rezultatet e vetë konferencës varen nga ky vendim, pasi në këtë moment, stabiliteti i rajonit kërkon fillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.