2010-03-19 17:04:13

Komisioni i BE-së në punë për Greqinë


(19.03.2010 RV)Komisioni i Bashkimit Evropian po punon për ta çuar Këshillin e Evropës të javës së ardhshme drejt një vendimi politik për Greqinë. Athina i ka kërkuar ndihmë Brukselit për kapërcimin e krizës së rëndë ekonomike dhe para kundërshtimeve të anëtarëve të fuqishëm të Bashkimit Evropian, kërcënon se do t’i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar. Të enjten e të premten e javës që vjen, krerët e shteteve e të qeverive do të mblidhen në Takimin e pranverës. Deri tani, linja e kryesuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel mendon t’i japë dorë të lirë Greqisë për t’ju drejtuar Fondit, ndërsa linja e kryesuar nga Franca dëshiron që Athina të ndihmohet me fondet e Bashkimit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.