2010-03-18 16:20:51

Rripi i Gazës: Sulmit të Hamasit me raketë Izraeli i përgjigjet me bombardim.


(18.03.2010 RV)Dy shpërthime të forta tronditën sot në mesditë Rripin e Gazës. Sipas televizionit arab Al Zhazira nuk ishte gjë tjetër veçse një sulm izraelit me helikopter kundër një kazerme të milicëve palestinezë si përgjigje për sulmin me raketë Kasam të Hamasit.
Në fakt, paradite, Hamasi goditi me raketë një kibuz në jug të Izraelit, ku mbeti i vrarë një emigrant tajlandez.
Situata ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve është acaruar së tepërmi ditët e fundit sepse Tel-Avivi ka vendosur të ndërtojë 1600 shtëpi të reja në Jeruzalemin lindor, gjë kjo që ka nervozuar së tepërmi aleatët kryesorë të Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.







All the contents on this site are copyrighted ©.