2010-03-18 15:24:56

Papa Veprimit Katolik në Afrikë: nxisni solidaritetin dhe respektimin e dinjitetit të njeriut


(18.03.2010 RV)Nga data 10 deri në datën 14 mars, në Kigali të Ruandës, u mbajt takimi IV kontinental i Lëvizjeve të Veprimit Katolik në Afrikën lindore e qendrore. Me një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone drejtuar asistentit kishtar të Forumit Ndërkombëtar të Veprimit Katolik, imzot Domeniko Sigalini, Papa shpreh vlerësimin e tij për nismën, duke nënvizuar sa i rëndësishëm është afirmimi i vlerave shpirtërore për të nxitur solidaritetin e vërtetë dhe respektimin e dinjitetit të njeriut. Takimi ishte formues për përgjegjësit dhe për asistentët e Veprimit Katolik. Në të u morën në shqyrtim sfidat e ungjillëzimit dhe të respektimit të dinjitetit njerëzor, si varfëria, padrejtësia shoqërore, shpërdorimi i qeverisjes, pasiguria e vazhdueshme, korrupsioni, mosrespektimi i vlerave, urgjenca e pajtimit, nevoja për kulturën e paqes, nevoja e formimit global e sidomos formimi sipas Doktrinës Shoqërore të Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.