2010-03-18 17:47:41

Mali i Zi e Kosova prova të reja bashkëpunimi


(18.3.2010 RV)Autoritetet malazeze kanë vlerësuar se Mali i Zi dhe Kosova po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi. Nënshkrimi i djeshëm i marrëveshjes në fushën e doganave, është vetëm hyrje për ato që do të pasojnë: shkëmbimi i ambasadorëve, ndërtimi i pikës së re kufitare, vizitat e biznesmenëve, nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh të tjetra të rëndësishme bilaterale, tha zv/kryeministri malazez Igor Lukshiq.
"Në periudhën e ardhshme duhet pritur thellimin e bashkëpunimit tonë andaj Mali i Zi është i interesuar që me të gjitha shtetet e rajonit të përparojë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike dhe në këtë kuptim më duket se tregu i Kosovës paraqet një sfidë të rëndësishme për afaristët tanë", citohet të ketë thënë Lukshiq nga mediat e huaja.
Vizita e parë e një funksionari të Kosovës në Mal të Zi po realizohet vetëm disa ditë pasi Maqedonia hapi ambasadën në Prishtinë. Ndryshe zyrtarët e qeverive në Podgoricë dhe Prishtinë janë të sigurt se Beogradi më nuk do të reagojë ashpër ndonëse përafrimi i Malit të Zi dhe Kosovës gjithsesi nuk do t'i pëlqejë.







All the contents on this site are copyrighted ©.