2010-03-18 16:20:29

Kardinali Banjasko: Jeruzalemi është një mister.


(18.03.2010 RV)“Jeruzalemi është në mister sepse duhet të kishte qenë tokë pajtimi e paqeje që Jezusi na ka dhuruar me vdekjen dhe Ngjalljen e Tij, por përkundrazi ky qytet është simbol i kontradiktave dhe i përçarjeve”. Kështu u shpreh dje kryeipeshkvi i Gjenovës dhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Italiane Kardinali Anxhelo Banjasko në fund të një takimi zhvilluar në katedralen e Gjenovës mbi gjendjen në Tokën Shenjte.
“Është ky një mister që e tundon fenë tonë, por ne duhet ta pranojmë, si një provokim të vazhdueshëm, në mënyrë që feja e jonë të rritet dhe uratët tona për të krishterët, myslimanët dhe hebrejtë të shtohen” vazhdoi më tej Kardinali Banjasko.







All the contents on this site are copyrighted ©.