2010-03-17 16:40:58

Vritet një i krishterë tjetër irakian në Mosul


(17.03.2010 RV)Vrasje e re, e qëllimshme, e një të krishteri irakian në Mosul, në veri të Irakut. 55 vjeçari, i martuar, me një fëmijë, u vra sot paradite afër kuvendit të domenikanëve, nga njerëz të armatosur. Ishte pronar i një fabrike qelqi dhe banonte në zonën arabe të qytetit. Ekzekutimi i qëllimshëm i sotëm është vetëm i fundit i një serie, që ka detyruar qindra familje të krishtera të largohen nga Mosuli. Këto vrasje u shtuan sidomos në javët para zgjedhjeve të 7 marsit në Irak. Ipeshkvi kalde i Mosulit flet për “një Udhë Kryqi, që nuk mbaron kurrë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.