2010-03-17 16:44:07

Valë e re dhune në Nigeri


(17.03.2010 RV)Një valë e re dhune ka shpërthyer në Nigeri, ku 13 vetë janë vrarë në Jos. Tri grupe të ndryshme në zonë kanë sulmuar po aq fshatra, duke u vënë zjarrin shtëpive. Vetëm pak ditë më parë, forcat e sigurisë zbuluan një kamion me 44 militantë të mundshëm, që po shkonin në Jos. Sipas policisë, në ndeshjet e 7 marsit ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, janë vrarë 109 vetë, shumica gra e fëmijë.







All the contents on this site are copyrighted ©.