2010-03-17 16:44:37

Ngrihet një Komision ndërkombëtar hetimor për Mexhugorjen


(17.03.2010 RV)Është ngritur pranë Kongregatës për Doktrinën e Fesë, nën kryesinë e kardinalit Kamilo Ruini, një Komision ndërkombëtar hetimor për Mexhugorjen. Lajmi u dha sot nga Salla e Shtypit e Vatikanit. Ky komision, i përbërë nga rreth 20 kardinaj, ipeshkvij dhe ekspertë, do të shqyrtojë vërtetësinë e dukjeve të Zojës në Mexhugorje të Bosnjë-Hercegovinës. Kujtojmë se më 24 qershor 1981, disa vegimtarë, fëmijë e adoleshentë, pohuan se kishin parë Shën Marinë Virgjër, e cila iu paraqit si “Mbretëresha e Paqes”. Kisha Katolike nuk është prononcuar kurrë zyrtarisht për këto dukje, që sipas vegimtarëve, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.








All the contents on this site are copyrighted ©.