I dorëzohet Papës titulli “Qytetar Nderi” i Romano Kanavezes në Itali, vendlindja
e kardinalit Bertone
(17.03.2010 RV)Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa priti në Vatikan
një delegacion të Romano Kanavezes, komuna torineze ku ka lindur Sekretari i Shtetit,
kardinal Tarçizio Bertone. Me këtë rast, Benediktit XVI iu dorëzua titulli “Qytetar
Nderi” i lokalitetit piemontez, të cilin e vizitoi më 19 korrikun e kaluar, gjatë
pushimeve verore. Ati i Shenjtë i ftoi banorët e vendit të ruajnë e të kultivojnë
vlerat e traditës e të kulturës, që i kanë rrënjët në Ungjill: “Në veçanti,
dëshmoni me impenjim gjithnjë të ri fenë në Zotin e kryqëzuar e të ringjallur, lidhjet
me familjen, frymën e solidaritetit. Kini gjithnjë besim në ndihmën e Hyjit, që nuk
i braktis kurrë bijtë e vet dhe u qëndron afër me dashuri atyre që punojnë për të
mirën, për paqen e drejtësinë”.