2010-03-16 17:09:45

Papa ia beson kardinalit Ruini meditimet e Udhës së Kryqit të Premtes së Madhe të Pashkëve në Koloseum.


(16.3.2010 RV)Do të jetë kardinali Camillo Ruini ai autori i meditimeve të Udhës së Kryqit të Premtes së Madhe të Pashkëve, që si çdo vjet, do të zhvillohen pranë amfiteatrit romak Koloseum me pjesëmarrjen e Benediktit XVI. Sivjet Udha e Kryqit do të zhvillohet më datën 2 prill. Kardinali Ruini, ish vikar i Papës për dioqezën e Romës, sot është udhëheq projektin kulturor të Konferencës Ipeshkvnore Katolike Italiane (CEI).
Në vitin 2009 tekstet e meditimeve të Udhës së Kryqit i qenë besuar ipeshkvin indian të Guwahatit, salezianit imzot Thomas Menamparampil; në vitin 2008 autori ishte ipeshkvi në pension i Hong Kongut, imzot Joseph Zen. Në vitin 2007 ishte radhe e kryeipeshkvit imzot Gianfranco Ravasit, teolog e biblist, sot President i Këshillit Papnor për Kulturën; në vitin 2006 i pati takuar kryeipeshkvit imzot Angelo Comastri, vikar i përgjithshëm i Papës për Qytetin e Vatikanit që një vit më vonë u bë kardinal.
Kujtojmë se në vitin 2005 ishte personalisht kardinali Racinger ai që pati shkruar meditimet tashmë të famshme të Udhës së Kryqit, aso kohe Prefekti i Kongregatës për doktrinën e fesë, kard. Racinger, foli për nevojën e pastrimit në Kishë.







All the contents on this site are copyrighted ©.