Lindje e Mesme: tension në Jeruzalem në “Ditën e protestës”
(16.03.2010 RV)Tension në Jeruzalem, ku policia izraelite u ndesh me grupe
palestinezësh, që manifestonin në të ashtuquajturën “Ditë e protestës”, organizuar
nga Hamasi kundër planeve për ndërtimin e ngulimeve hebraike në lindje të qytetit.
Lotsjellës, granata dhe gurë në kampin e refugjatëve të Kalandies, afër Ramallahut
dhe në lokalitete të tjera të Çisjordanisë. Rreth 50 vetë u plagosën lehtë. Protesta
u rrit edhe për shkak të përurimit të djeshëm të një sinagoge brenda mureve të qytetit
të vjetër, që, sipas traditës, do të ishte preludi i rilindjes së një tempulli hebraik
në Sheshin e Xhamive, në vend të xhamisë Al Aksa. Përveç ngjarjeve në terren,
Izraeli duhet të përballojë edhe krizën diplomatike me SHBA-të. Sot, i dërguari amerikan
për Lindjen e Mesme, Miçëll shtyu misionin për në Izrael, gjë që konfirmon se qeveria
e Tel Avivit nuk ka pranuar të ndalojë ndërtimin e ngulimeve hebraike në Jeruzalemin
Lindor. Për këtë arsye ka protestuar edhe Përfaqësuesja e lartë evropiane për Punët
e Jashtme, Ketrin Eshton.