2010-03-16 16:34:52

Dom Zef Shestani, përgjegjësi parë i Programit Shqip të Radio Vatikanit, në 20 vjetorin e kalimit në amshim.


(16.3.2010 RV)Duke shfletuar kalendarin historik, sot përkujtojmë dom Zef Shestanin, përgjegjësin e parë të Programit Shqip të Radio Vatikanit, në 20 vjetorin e kalimit në amshim.
Pra, përkujtojmë themeluesin e programit shqip të Radio Vatikanit, dom Zef SHESTANIN, në përvjetorin e kalimit të tij në shtëpinë e Atit Qiellor.
Figurë poliedrike, dom Zefi qe prift shembullor, atdhetar i flaktë, gazetar i urtë e largpamës. Në vitet më të vështira e të errëta të historisë së Shqipërisë, dom Zef Shestani dha një kontribut të jashtëzakonshëm me kultivimin dhe transmetimin e vlerave shpirtërore, kombëtare, qytetare duke mbajtur në zemra të dëgjuesve shqiptarë përherë të ndezur dritë e shpresës së ngadhënjimit të së mirës mbi të keqën, të lirisë mbi robërimin, të dashurisë mbi urrejtjen…Po e kujtojmë figurën e tij me nderim, respekt dhe emocion duke shkëputur nga arkivi i programit tonë zërin e tij të paharrueshëm në një fragment nga Udha e Kryqit, ta dëgjojmë......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.