“Kundër dinjitetit njerëzor”: komenti i shoqatës “Shkenca dhe jeta” mbi shitjen e
ovociteve në një klinikë londineze
(15.03.2010 RV)“Lajme të tmerrshme, duhen ligje specifike ndërkombëtare”: kështu
komenton presidenti i shoqatës “Shkenca dhe Jeta”, Luço Romano vendimin e një klinike
londineze, të specializuar në mbarsimin artificial, për të shitur në ankand ovocite
të vajzave të reja amerikane, që do të përdoren në SHBA. Në këtë mënyrë, kapërcehet
ligji britanik, i cili ndalon tregtimin e ovociteve. Kjo nismë është menduar për një
shërbim, që mundëson ndërhyrjen gjenetike në përcaktimin e seksit dhe të tipareve
të foshnjes. Të dëgjojmë vetë Luço Romanon: Është rravgues vullneti
që dëshiron të përcaktojë që më parë karkateristikat e një fëmije. Kjo do të thotë
të zhduket krejtësisht, të anullohet e drejta e çdo njeriu për të qenë unik, origjinal.
Fëmija nuk është më subjekt, por përdoret si objekt.