Partia e kryeministrit rus Putin fiton në zgjedhjet administrative, por humb konsensus
(15.03.2010 RV)Rusia e Bashkuar, partia e kryeministrit Vladimir Putin, fitoi,
siç parashikohej, zgjedhjet e mbajtura dje në tetë rajone të Federatës, por në gjashtë
prej tyre u ridimensionua. Në njërin prej rajoneve, ajo i ka lënë madje radhën kandidatit
komunist. Në të tjerat, putinianët kanë humbur nga 15 deri në 24% të votave. Konsultimi
i djeshëm shihej si një gur prove në gjysmën e legjislaturës për presidentin Dmitri
Medvjedjev. Rreth 32 milion zgjedhës votuan për kandidatët e katër partive të pranishme
në parlament: Rusia e Bashkuar, Rusia e Drejtë, komunistët dhe liberal-demokratët
e ultranacionalistit Vladimir Zhirinovski.