2010-03-15 19:01:17

Në Irak një atentat në Falluxha, shkakton 7 të vdekur e 20 të plagosur


(15.3.2010 RV)Nga një atentat kamikazë me makinë bombë në qytetin Falluxha të Irakut, janë vrarë 7 civilë dhe plagosur 13 të tjerë. Sipas policisë, sulmuesi vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në makinën e tij në një rrugë në qendër të qytetit.
Falluxha, qytet në perëndim të Bagdadit, dikur ishte bazë e kryengritësve sunitë, por siguria ishte përmirësuar në mënyrë të dukshme gjatë disa viteve të fundit, pasi liderët fisnorë dhe ish kryengritësit i bashkuan forcat me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara kundër al Kaidës. Sulmi i sotëm është sulmi i parë më i madh në Irak prej zgjedhjeve parlamentare të 7 marsit.







All the contents on this site are copyrighted ©.