2010-03-15 17:08:03

Kisha indiane në mbrojtje të dalitëve


(15.03.2010 RV)Edhe në këtë periudhë Krezhmësh, dalitët në Indi përjetojnë një “Udhë Kryqi” pa fund. Mëse 10 mijë të krishterë e myslimanë “jashtë kastave”, siç quhen, u mblodhën dje në Nju Delhi, duke i kërkuar qeverisë të shumëfishojë përpjekjet kundër diskriminimeve shoqërore. Gjithashtu, javës së kaluar, në shtetin indian Tamil Nadu u organizua një “Marrshim i gjatë” prej 800 km, në favor të dalitëve. Manifestimi përfundoi me arrestimin e me lirimin e mëvonshëm të ipeshkvijve të Tamil Nadu-t. Gjithsesi, prelatët arritën të takohen me kryeministrin, të cilit i kërkuan krijimin e një komisioni kombëtar për pakicat gjuhësore dhe fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.