2010-03-15 17:09:05

Historia që e sheh të ardhmen në sy: Fokolarinët kujtojnë Kiara Lubik


(15.03.2010 RV)Një histori e filluar me Kiarën Lubik, për një lëvizje që tashmë sheh drejt së ardhmes. Është historia e Fokolarinëve, të cilët, dy vjet pas vdekjes së themelueses, më 14 mars 2008, kujtuan me iniciativa të shumta në të gjithë botën, figurën dhe mendimin e saj. Dje, ajo u përkujtua edhe në Romë, e cila 10 vjet më parë e bëri Qytetare Nderi të kryeqytetit italian. Por siç tha Maria Voçe, presidentja aktuale e Fokolarinëve, Kiara Lubik nuk përkujtohet për të rijetuar të kaluarën:
“Pasi përkujtohet dikush që ka kaluar tashmë, por nuk është ky rasti ynë. Ne duam të kremtojmë një jetë, një jetë që filloi me Kiarën dhe vazhdon akoma”.







All the contents on this site are copyrighted ©.