Papa në Engjëllin e Tënzot: të lëshohemi në krahët e Zotit e të rilindim nga dashuria
e tij e mëshirshme
(14.03.2010 RV)Hyji i qëndron besnik njeriut, edhe kur largohet prej Tij. Në
Jezu Krishtin, Hyji na dhuron pajtimin. Në se e pranojmë këtë dhuratë, mund ta përhapim
mesazhin dhe dashurinë e Zotit në botë. Këtë theksoi Papa në lutjen e Engjëllit të
Tënzot të së Dielës IV të Krezhmëve, duke komentuar faqen e Ungjillit, që propozon
shembëlltyrën e babait e të dy bijve, e cila njihet si shembëlltyra e ‘djalit plangprishës’.