2010-03-14 13:35:01

Papa ipeshkvijve të Sudanit në vizitë ‘ad Limina: të punojnë për pajtimin e faljen, duke i kapërcyer përçarjet ndërmjet etnive.


(14.03.2010 RV)“Të kapërcehen dallimet e racës e të etnisë, duke i shndërruar në shkëmbim dhuratash”: ky është mesazhi i Papës për Kishën dhe popullin sudanez, shprehur në fjalimin drejtuar ipeshkvijve të vendit afrikan, të cilët i priti dje në vizitë ‘ad Limina’. Benedikti XVI i falënderoi meshtarët, rregulltarët e rregulltaret e Sudanit për shërbimin e tyre bujar. Nënvizoi, më pas, rëndësinë që ka dëshmimi i dashurisë së Krishtit në çdo aspekt të jetës, duke kujtuar edhe kontributin që mund të japë universiteti ‘Sent Meri’ i qytetit Juba, në bashkëpunim me lëvizjet kishtare
Besnikëria juaj ndaj Zotit dhe impenjimi, ndërmjet vështirësive e vuajtjeve të panumërta, është dëshmi e gjallë e fuqisë së Kryqit, që ndriçon kufizimet e ligështitë njerëzore. Kështu u shpreh Papa në takimin me ipeshkvijtë e Sudanit, duke i falënderuar për punën që bëjnë në shërbim të paqes, në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta civile njëzetvjeçare, në prag të zgjedhjeve e të referendumit për autonominë e mundshme të Jugut. Benedikti XVI kujtoi edhe plagët shoqërore, që mund ta pengojnë paqen në vend, posaçërisht korrupsionin, tensionet etnike, indiferencën dhe egoizmin. Ati i Shenjtë kërkoi që ipeshkvijtë t’u kundërvënë këtyre plagëve, drejtësinë, përgjegjësinë e bamirësinë”.
  







All the contents on this site are copyrighted ©.