2010-03-14 17:48:54

Kisha indiane: marshimi i gjatë, organizuar në Tamil Nadu për të mbrojtur dalitët, shenjë shprese për të ardhmen.


(14.03.2010 RV)Në Indi ‘Marshimi i gjatë’ 800 kilometra, organizuar javën e kaluar në Tamil Nadu, në favor të dalitëve – të ashtuquajtur ‘jashtë kaste’, përfundoi me arrestimin e pastaj me lirimin e ipeshkvijve të Shtetit indian. Marshimi u organizua nga Kisha katolike për të kërkuar të drejta të barabarta për dalitët e krishterë e myslimanë. U kërkua, posaçërisht, shfuqizimi e paragrafit 3 të Scheduled Cast Order të vitit 1950. Bëhet fjalë për një tekst ligjor, që ka ngjallur shumë polemika, sepse kufizon edukimin, ndihmën shëndetësore dhe mbrojen ligjore për dalitët hinduistë, budistë e sik.







All the contents on this site are copyrighted ©.