2010-03-14 13:36:59

Bashkësia ungjillore –luterane e Romës.


(14.03.2010 RV)Bashkësia ungjillore-luterane e Romës zuri fill në vjeshtën e vitit 1817. Kremtimet e saj të para liturgjike u mbajtën, asokohe, në Kapitol, në Pallatin e lidhjes prusiane. Dalëngadalë në Romë u formua një bashkësi ndërkombëtare e gjuhës gjermane. Në një truall, brenda kopshteve, që asokohe i përkisnin Vilës Ludovisi, më 1911 filloi ndërtimi i Christuskirche (Kisha e Krishtit), sipas projektit të arkitektit Franz Shveshten. Gotfrid Riegelman dhe Ernest Pfanshmid realizuan stolisjen e brendshme të kishës dhe mozaikët.
Në kapelën e Kapitolit mbetën amvona për leximet, Bibla madhështore për elterin dhe gurra e lashtë e pagëzimit, vepër e artistit Bertel Torsvalden.
Christuskirche u përurua më 5 nëntor 1922.
Që atëherë, bashkësia ungjillore-luterane e Romës e kremton në këtë Kishë liturgjinë e të dielave e të festave të mëdha.
Bashkësia ungjillore-luterane e Romës është një nga anëtaret-themeluese të Kishës ungjillore-luterane të Italisë, themeluar pas Luftës II Botërore, në vitin 1949. Sot numëron 14 bashkësi.
Rreth 350 besimtarët (e regjistruar) këndojnë e luten kryesisht në gjuhën gjermane, por edhe në atë italiane. Në zemër të jetës së kësaj bashkësie plot gjallëri, është Mesha e së dielës, që e bën të pranishëm Krishtin ‘këtu’ e ‘sot’: e këtë përpiqet ta arrijë, duke dëgjuar me vëmendje Ungjillin e duke u përpjekur për ta kryer misionin në mënyrë të tillë, që besimtarët të mblidhen në kishë me kënaqësi e, në shtëpinë e Zotit, të gjejnë përgjigjet themelore për jetën e tyre!







All the contents on this site are copyrighted ©.