(14.03.2010 RV)Sipas një komunikate të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë,
dje, e shtunë, 13 mars, Ati i Shenjtë priti në audiencë Kryeministren e Kroacisë,
zonjën Jadranka Kosor. Më pas Zonja Kosor u takua edhe me Hirësinë e Tij, Kardinalin
Tarçizio Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i cili shoqërohej nga Shkëlqesia
e Tij, Imzot Dominik Mambertì, Sekretar për marrëdhëniet me shtetet. Në qendër
të vëmendjes, gjatë bisedimeve të përzemërta, ishte shkëmbimi i mendimeve mbi disa
tema të aktualitetit ndërkombëtar si dhe mbi situatën në zonë. Në veçanti biseda u
përqendrua tek gjendja e bashkësisë kroate në Bosnjë-Hercegovinë, një nga tre popujt,
që e përbëjnë këtë vend. Më pas u ripohua vullneti i përbashkët për të vijuar dialogun
ndërtues mbi tema me interes të përbashkët për Kishën e për Shtetin kroat. Në përfundim,
u shqyrtuan disa tematika lidhur me rrugën e Kroacisë drejt pranimit të plotë në
Bashkimin Evropian.