Papa kujton Sheikun Sayyed Tantawi: një lider i madh fetar, i impenjuar në dialogun
mes katolikëve e myslimanëve
(11.3.2010 RV)Një figurë e madhe e lider fetar, që “për shumë vite ka qenë
një partner me vlerë në dialogun ndërmjet myslimanëve e katolikëve”: Benedikti XVI
kështu e kujton Imamin e Madh e Sheikun e Al-Azharit, Muhammad Sayyade Tantawi, i
cili vdiq dje në moshën 81 vjeçare. Në një telegram drejtuar Sheikut Muhammad
Abd al-Aziz Wasil, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio
Bertone, Papa shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta bashkësisë së Al-Azharit dhe familjes
së Tantawit. Në mesazh, përkujtohet “me mirënjohje shtytja që Sheiku i ka dhënë takimeve
ndërmjet Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar dhe Komitetit të përhershëm të Al-Azharit
për Dialog”.