2010-03-10 16:02:56

Pakistan: atentat kundër një organizate humanitare amerikane, vriten 5 punonjës.


(10.3.2010 RV)Vazhdojnë sulmet e përgjakshme të gueriljes në Pakistan. Së paku pesë persona janë vrarë nga një atentat kundër zyrave të organizatës humanitare amerikane World Vision, në zonën kufitare në veri-perëndim të Vendit.
Ndër pesë viktimat janë punonjës të kësaj organizate, dy janë gra. Sipas të dhënave, autorët e atentatit janë militantët islamikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.