2010-03-10 16:05:55

Një atentat kamikazë në Afganistan shkakton 5 të vdekur


(10.3.2010 RV)Pesë persona kanë humbur jetën në provincën lindore Patika të Afganistanit nga një atentat kamikazë. Kështu njofton kreu i policisë provinciale, Dawlat Khan Zadran, duke saktësuar se ndër viktimat janë 4 ushtarë afganë.
Sipas Zadranit është fjala për një sulm të talebanëve të cilët synojnë të destabilizojnë zonën. Nga një tjetër atentat që ndodhi dje në mbrëmjenë provincën Khost, kanë vdekur edhe dy ushtarë të Natos e gjashtë të tjerë janë plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.