Ilir Meta nesër në Serbi, takim me Tadiç e Jeremiç
(10.3.2010 RV)Ministri i Jashtëm e njëherësh edhe zëvendës Kryeministri i Shqipërisë
Ilir Meta, nesër do të niset për një vizitë dy ditore në Serbi, ku pritet të zhvillojë
takime me presidentin serb Boris Tadiç si dhe me homologun Vuk Jeremiç dhe nënkryetarin
e qeverisë serbe, Bozidar Djeliç. Në qendër të bisedimeve të tyre do të jenë marrëdhëniet
mes Serbisë dhe Shqipërisë si dhe roli që këto vende duhet të kenë për stabilitetin
në Ballkan. Vizita dyditore e Metës është vizita e parë e një zyrtari të Shqipërisë
që prej vitit 2005 në Serbi, kur në Beograd qëndroi ish shefi i diplomacisë, Kastriot
Islami.