2010-03-09 17:43:54

Vëllai i Papës, fëmijëve të korit vetëm ndonjë shpullë për të ruajtur displininën


(09.3.2010 RV)Ish drejtori i korit të katedrales së Regensburgut, vëllai i Papës, Goerg Ratcinger, ka kërkuar falje viktimave të abuzimeve e dhunës seksuale që kanë ndodhur brenda mjediseve të korit të zërave të bardhë të Regensburgut, që është i njohur në tërë botën. Don Georg ka folur mbi këtë çështje në të përditshmen gjermane Passauer Neue Presse duke ripohuar se nuk ishte në dije për faktet e kësaj natyre gjatë periudhës që ka drejtuar korin, nga viti 1964 e deri më 1993.
“Për gjëra të kësaj natyre nuk është folur kurrë.
Në fillim të detyrës sime kishte shumë probleme me riorganizimin e korit e ky ishte interesi im parësor. Për rastet e abuzimeve seksuale që sot kanë dalur në dritë nuk është folur as diskutuar kurrë”, saktësoi vëllai i Papës. Don Georg pohoi se nuk kishte dijeni as për veprimet e mjeshtrit të korit që ka punuar nga viti 1953 deri më 1992. Ndaj fëmijëve nuk është praktikuar asnjë lloj dhune, vetëm ndonjë “shuplakë” për të mbajtur qetësinë e respektuar rregulloret, pohoi Goerg Racinger.







All the contents on this site are copyrighted ©.