Iran: Peres Bajdenit, duhet përjashtuar Teheranin nga OKB-ja
(09.3.2010 RV)Të përjashtohet Irani prej Komeve të bashkuara: kjo është masa
ekstreme të cilën presidenti izraelit Shimon Peres i ka kërkuar nënpresidenti amerikan,
Xho Bajden, të bëj presion mbi bashkësinë ndërkombëtare. Ahmadinexhad, tha Peres nuk
mund të jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara e në të njëjtën kohë të kërkon shfarosjen
e Izraelit e të vras njerëzit në litar rrugëve. Bajden ka siguruar Izraelin për
mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara. Bajden ka përsëritur synimet
e SHBA ve për të mos lejuar që programet bërthamore të Iranit të përdoren për prodhim
armësh bërthamore. Duke folur pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu,
Bajden shprehu bindjen se Izraeli është i përgatitur ?për të rrezikuar për paqen?
në Lindjen e Mesme. Netanjahu nga ana e tij theksoi se përparësi e Izraelit është
paqja me palestinezët dhe fqinjët arabë si dhe moslejimi i Iranit që të prodhojë armë
bërthamore.