2010-03-09 17:46:27

Feith: në Kosovë të korruptuarit jashtë pushtetit


(09.3.2010 RV)Lufta kundër korrupsionit qeveritar është kyçe për të çuar përpara synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi Piter Feith. "Ekziston një keqkuptim. Nuk mund t'i afroheni Bashkimit Evropian pa luftuar dhe pa zhdukur të keqen e krimit të organizuar dhe korrupsionit", deklaroi për agjenci të lajmeve, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Faith.
"Kur flas për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në konceptin tim, kjo nënkupton të merren hapa seriozë, që do të thotë se njerëzit e apostrofuar apo që janë nën hetime për korrupsion, të mos jenë pjesë e strukturave të pushtetit", tha Feith. Ai shtoi se Kosova ka nevojë të përmirësojë imazhin e saj e për këtë "është shumë e rëndësishme ti larojmë personalitetet e korruptuara në këtë vend".
Lidhur me zhvillimin ekonomik të Kosovës Shefi i Zyrës Civile tha se një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar është e mundshme dhe do të ishte shumë pozitive. "Nëse do të ketë një marrëveshje, kjo do t'i jepte siguri më të madhe menaxhimit të buxhetit, do të sigurohej disiplina fiskale si dhe do të kishte burime shtesë që i vinin Kosovës në formën e fondeve rezervë për përdorim në të ardhmen", ka sqaruar Feith.
Duke folur për marrëdhëniet Kosovë -Serbi Faith tha se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ketë vend për përmirësimin e raporteve. "Pas vendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të parashikoja dhe shpresoja se komunikimi dhe kontaktet, e me kohën dhe bisedimet Prishtinë Beograd do të mund të fillonin", deklaroi Feith për agjencitë e lajmeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.